Sipas studimeve më të reja ekspozimi ndaj qenve qysh në moshën e re ulë rrezikun për obesitet dhe rezulton në më pak alergji.
Shkencëtarët kanë deklaruar që qentë në veçanti i vejnë në kontakt fëmijët me papastërti dhe baktere herët në moshë, kështu ata krijojnë sistemi imunitar herët.
Në këtë studim të realizuar në Kanada, janë përcjellë 700 foshnje.
Nënat e tyre janë pyetur nëse kanë kafshë në shtëpi gjatë muajve të fundit të shtatzënisë dhe në tremujorin e parë pas lindjes.
Të gjeturat kanë treguar që fëmijët të cilët u janë ekspozuar kafshëve, 70% prej tyre qen, gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes kishin zhvilluar dy lloje të baktereve.
Ruminococcus dhe Oscillospira, të cilat lidhen me uljen e alergjive gjatë fëmijërisë dhe obesitetit.
Përveç kësaj tashmë jemi të njohur edhe me studime të shumta që tregojnë që kafshët ndihmojnë edhe në uljen e stresit.