Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë të mira sjellë seksi në treshe? Ju tregon ish-miss Shqipëria (Video)

Jetë 17/04/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Egla Harxhi flet për seksualitetin, raportin tresh dhe ekuilibrin që synon nëpërmjet tij. Dashuria nuk është tek fjalët, por tek veprat

Mentor Nazarko: Ti guxove, se e le të kuptoje…e bëre publike se në jetën e shumëkujt mund të ketë momente të tilla apo se kishte kërkim të kënaqësisë edhe në forma jotradicionale si lezbizmi, apo ku di unë si mund t’i quajmë marrëdhëniet…

Egla Harxhi: Menage a trois.

Mentor Nazarko: Menage a trois apo 4.

Egla: (frengjisht) Treshja për mua është më e mirë.

Mentor Nazarko: Treshja është më e mirë, ta themi shqip?

Egla Harxhi: Jo, për mua është ekuilibër. Është thjesht mënyra se si e mendoj dhe e jetoj jetën time. Ok, nuk është se unë e bëj kështu dhe ti duhet ta bësh kështu patjetër, nuk bëhet fjalë për këtë. Ajo çfarë unë kam dashur të them shumë qartë është fakti që: e para, nuk duhet të hyj në kategorizime…

Mentor Nazarko: Jo, mos hyj në kategorizime, as ne nuk na interesojnë detajet. Na intereson kjo se përmende ekuilibrin për një raport treshe, dikush mund thotë kjo ka diçka të përbashkët me eksperiencën poligamike. Lejohet në islam, apo jo?!

Egla Harxhi: Unë do shkoja më herët sesa islami. Do të shkoja në paganizëm. Nuk kam asnjë lloj lidhje me fenë. Nuk kam pasur asnjëherë.

Mentor Nazarko: Jo, e kam fjalën për legalizimin si koncept të bashkëjetesës.

Egla Harxhi: Pikërisht për këtë flasim, që  nuk ka çfarë të legalizohet në këtë rast. Nuk ka çfarë të legalizohet! Sidomos një gjë që kam ve re, duke u përqëndruar te kultura franceze, që në vitet ’60 deri në ’68 ka qënë kulmi i lirisë e revolucionit seksual; nuk e vriste më njeri mendjen se unë jam gay, jam biseksual. Nuk e mendonin.

Mentor Nazarko: Ka patur dhe filma për incest. Edhe ato filluan te konsideroheshin, apo ishin vetëm shpërfaqja e disa gjërave që ekzistonin?

Egla Harxhi: Liria seksuale varet gjithmonë nga palët që janë të përfshira. Dhe në qoftë se kjo liri e imja nuk cenon lirinë e tjetrit, pra gjërat fliten, janë transparente.

Ilnisa Agolli: Ti mendon se kemi ne liri seksuale ne Shqipëri?

Egla Harxhi : Jo, Jo, nuk mendoj se ka liri seksuale, për vetë faktin se si trajtohet figura femërore, pra në mënyrë mishtore, jo për atë që ajo është. Për mua nuk është liri, sepse kjo femër, ose më mirë po themi, kjo grua, kjo vajzë që ka, kthehet në një objekt. Dhe çfarë është që për mua është më shumë lënduse kur e shoh, është fakti që në momentin që ato kanë dëshirën për ta shprehur këtë gjë, do i vihen mbiemra nga pas.

https://youtu.be/s3dLJpkqcko

Artikulli paraprak‘Kurrë më parë s’kisha dëgjuar për GBS, por po të dëgjoja më herët bebja ime do të ishte gjallë’
Artikulli i rradhës Me marrjen e vitaminës D ju mund t’i parandaloni këto sëmundje

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.