Përdorimi i anti-depresantëve gjatë shtatzënisë ka pasur një histori të komplikuar kërkimore. Përderisa disa studime kanë lidhur përdorimin e antidepresantëve ndaj autizmit, të tjerët kanë kundërshtuar këtë çështje.
Tani, një studim i ri i publikuar në Gazetën Medical Medicine sugjeron që nuk ka rrezik në rritje për autizmin përdorimi i ilaçeve anti-depresive gjatë shtatzënisë së hershme shkruan FitPregnancy, transmeton Gazeta Shneta.
Hulumtuesit nga Universiteti i Indianës pranojnë se këto kushte kanë qenë të lidhura me përdorimin e antidepresantëve në të kaluarën, por i qëndrojnë besnik idesë se nuk ka ndonjë lidhje, përveç identifikimit të një rreziku të vogël lidhur me ekspozimin e anti-depresantëve gjatë shtatzënisë së hershme.
Çuditërisht, përdorimi i anti-depresantëve në mesin e baballarëve dhe nënave para shtatzënisë dukej se rriti rreziqet, gjë që sugjeron që faktorët familjarë dhe gjenetika luajnë një rol më të madh në përcaktimin e rrezikut të fëmijës sesa përdorimit të anti-depresantëve gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë./Gazeta Shneta/