Kur Judith Donald papritur iu zhvilluan aknet në moshën 23 vjeçare, ajo me të vërtetë ishte e trishtuar me fytyrën e saj.
“Unë nuk mendoj se dikush që ka akne përreth fytyrës së saj ka menduar se sa ndikon mentalisht.”, tha ajo për BBC News, transmeton Gazeta Shneta.
Judith ndaloi edhe të dalurit, pasi që ajo nuk donte që t’a shihnin në publik dhe ajo filloi të ketë probleme me gjumin si shkak i kësaj ndodhie.
Kolegët në punë e pyetën nëse ajo kishte lijën e dhenve, për shkak të njollave të kuqe në të gjithë trupin e saj.
Ajo e keqinterpretoj atë dhe filloi të marrë një ilaç me efekte anësore të tilla si rreziku i migrenës, lodhja kronike dhe në disa raste depresioni.
Profesori John Hawk, një specialist në dermatologji, i tha BBC Radios se ishte “tendenca” për të zhvilluar aknet dhe jo ashpërsia gjenetike.
Ai tha se ishte e vështirë të tregohej pse aknet do të vinin në mënyrë kaq të shpejtë për Judithin në të 20-at.
Judith thotë se dermatologu i saj i ofroi asaj isotretinoin (i njohur shpesh nga emri i markës Roaccutane) në korrik të vitit të kaluar, e cila nuk ishte kompatibile me rastin e saj.
Judith ka qenë në trajtim për katër muaj dhe ka filluar të ketë përmirësime, të cilat tregohen në foton më poshtë./Gazeta Shneta/