Kjo është e treguar nga një studim i kohëve të fundit, sipas të cilit gratë me një predispozicion gjenetik apo histori familjare të kancerit të gjirit që i nënshtrohen mamografisë janë 1.5 herë më shumë të predispozuar për zhvillimit të kësaj sëmundje.
Janë studiuesit e universitetit kryesor të Holandës të cilët janë marrë më këtë dhe kanë pohuar se, edhe pse është e rëndësishme që gratë t’i nënshtrohen kontrollit të gjinjve të tyre përmes rrezeve, kanë paralajmëruar se gratë në rrezik duhet të shmangin mamografinë dhe të gjejnë metoda të tjera alternative për të monitoruar gjendjen shëndetësore të gjëndrave në gji.
Për gratë në rrezik të lartë për kancerin e gjirit shqyrtimi i gjendjes së gjëndrave është shumë i rëndësishëm, por duket mbajtur një qëndrim i kujdesshëm për mamografinë, sidomos te gratë e reja, veçanërisht ato nën moshën 30.
Për më tepër, duhet të shmanget ekspozimi ndaj rrezatimit të përsëritur, qoftë ky edhe në doza të ulëta”, tha lidhur me një fakt të tillë dr. Marijke C. Jansen-van der Veide, një epidemiologe.
Për të arritur në konkluzionet e tyre, studiuesit kryen shqyrtimin e një dokument për të përcaktuar se ekspozimi ndaj rrezatimit ndikon në rrezikun e kancerit të gjirit tek gratë e predispozuara që ta kenë atë.
Me të dhënat e mbledhura, hulumtuesit vlerësuar ndikimin e mamografisë në raste të ndryshme të zhvillimit të kancerit të gjirit.
Sidomos për gratë nën moshën 20 vjeç, të cilat i janë nënshtruar mamografisë në pesë ose më shumë herë në vit, pati një rrezik të shtimit të sëmundjes me 2.5 herë.
Për këto arsye, studiuesit sugjerojnë një qasje të kujdesshme në përdorimin e rrezatimit me dozë të ulët të grave në rrezik të lartë për të pasur kancer gjiri.