Çfarë ere duhet të mbajë një vaginë e shëndetshme dhe çfarë mund të bëni për t’i reduktuar aromat e ndryshme? Dr. Narendra Pisal nga ‘London Gynecology’ është shprehur për “metro.co.uk” se është normale që vagina të ketë pak erë.
Era e keqe, sipas tij, shkaktohet nga kombinimi i materieve organike dhe përderisa organet e meshkujve gjenden në pjesën e jashtme të trupit, është më lehtë t’i mbajnë ato të pastra. “Është e rëndësishme të bëni një dush në ditë. Nuk është e nevojshme të përdorni produkte specifike të pastrimit.
Mjafton vetëm uji,” -thotë ai. Sidoqoftë, çfarë ndodh kur vagina fillon të mbajë erë më shumë se zakonisht? Ka sëmundje si trimethylaminuria apo e njohur si ‘sindroma e erës së peshkut’ që i bën gratë të mbajnë erë të peshkut të ngordhur, shkruan Syri.
Besohet se 1 për qind e popullsisë vuan nga kjo sëmundje, e cila nuk shkaktohet nga higjiena e dobët, por është mutacion gjenetik. “Nëse vagina mban erë të rëndë dhe jo të mirë, atëherë kjo mund të jetë shenjë e ndonjë infeksioni. Gjithashtu edhe ndryshimi i ngjyrës së vaginës mund të jetë shenjë e ndonjë problemi serioz shëndetësor,” –thotë ai.
Si mund ta bëni vaginën tuaj të mbajë erë më të mirë? Një blogere sugjeron konsumin e ananasit, si dhe shmangien e ushqimeve të dëmshme. Sa për veshjen është mirë të mos jenë rroba të ngushta dhe gjithmonë të blini rroba prej pambuku. /Gazeta Shneta/