Besojeni ose jo, po kur ulërini nga dhimbja, në fakt e lehtësoni atë.
Shkencëtarët kanë zbuluar se nëse ia bëni “au”, atëherë ky mesazh interferon me mesazhet e dhimbjes që po i drejtohen trurit.
Biologët më herët theksonin se klithma të tilla vijnë për shkak se ne duam të paralajmërojmë të tjerët për rrezikun.
Por kërkimet e reja sugjerojnë një lidhje edhe më interesante.
Studimi është kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Singaporit.
Ata testuan 56 persona dhe zbuluan se sa herë ata lëshojnë tinguj nga dhimbja, e përjetojnë më pak atë.