Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nënat duhet të bëjnë kujdes me vitaminën D gjatë shtatzënisë

Këshilla për shtatzëna 22/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë fillimit të shtatëzanisë është shumë e rëndësishme marrja e suplementeve vitaminoze, ku ndër më kryesoret mund të përmendim vitaminën D. Vitamina D luan rol të rëndësishëm në ndërtimin e sistemit eshtror duke mundësuar absorbimin e kalciumit nga trupi ynë.

Një studim i fundit australian, i bërë nga University of Queenland, ka arritur në konkluzionin që mungesa e vitaminës D në 20 javët e para të shtatëzanisë rrit riskun e prekjes së fetusit nga autizmi.

Në këtë studim u analizuan 4200 kampionë gjaku të nënave shtatëzëna dhe fetuseve të tyre. 42 % e kampioneve shfaqën mangësi të theksuara të vitaminës D, e cila u përllogarit në vlerat e minus 25 nmol/L.

Sipas neurologut John Mc Grath, mungesa e vitaminës D krijon probleme të zhvillimit neurologjik të cilat i afrohen më shumë autizmit. Ai rekomandon konsumin e vitaminës D gjatë shtatëzanisë sikurse dhe atë acidit folik në mënyrë që të mos këtë raste të spina bifidas.

Spina bifida është një anomali e cila shfaqet kur në një fetus shtylla kurrizore nuk mbyllet plotësisht. Si rezultat palca e kurrizit nuk është e mbrojtur, del nga kanali i shtyllës kurrizore duke sjellë kështu dëmtime të nervave që dalin nga ajo.

Ka pesë lloje të ndryshme të vitaminës D (D1, D2, D3, D3, D4 dhe D5), por vetëm D2 dhe D3 janë të vetmet lloje që trupi ynë mund t’i përdorë. Njeriu mund të prodhojë vetiu vitaminë D. Rrezet e diellit ultravjollcë-B mundësojnë prodhimin e vitaminës D në lëkurë.

Nënat shatëzëna mund ta marrin vitaminën D në formë suplementi ose mund të kosnumojnë ushqime si : veza, salmoni, kërpudhat,qumështi, vaji i peshkut.

Artikulli paraprakA e shkakton agjërimi lindjen cezariane?
Artikulli i rradhës Çfarë shkaktojnë tek bebja, cistet e vezoreve të nënës shtatzënë?

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.