Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qumështi i gjirit mund ta luftojë kancerin

Jetë 25/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qumështi i gjirit mund të përdoret në të ardhmen për të luftuar kancerin pasi shkencëtarët kanë zbuluar se përmban një ingredient magjik që thuhet se mund të shkatërrojë qelizat tumorale pa dëmtuar ato të shëndetshmet.

Shkencëtarët suedezë thonë se testet e kryera tek pacientët me kancer të fshikëzës kanë patur rezultate premtuese dhe besojnë se ingredienti, të cilit i kanë vendosur nofkën Hamlet, mund të luftojë gjithashtu edhe kancerin e zorrës dhe atë cervikal.

Ekspertët pretendojnë se Hamleti sulmon vetëm qelizat kancerogjene, prandaj nuk ka asnjë efekt anësor të kimioterapisë. Profesoresha Catharina Svanborg tregon se e ka zbuluar këtë krejt rastësisht, ndërsa po përpiqej të zbulonte diçka të re për antibiotikët.

“Ka diçka magjike rreth aftësisë së Hamletit për të vënë në shënjestër qelizat tumorale dhe për t’i zhdukur ato. Gjatë një eksperimenti ne kishim nevojë për qeliza njerëzore dhe baktere, që të ishin prezente, dhe zgjodhëm qelizat tumorale të njeriut për arsye praktike. Për habinë tonë, kur shtuam këtë përbërës të qumështit, u zhdukën qelizat tumorale. Ishte krejtësisht një zbulim rastësor”.

Ajo shpjegon se qumështi i gjirit të njeriut përmban proteinën alpha­lactalbumin, që lufton kancerin sapo kalon në stomak.

Nga testet e kryera nga hulumtuesit shkencorë në Universitetin Lund, në Suedi, rezultoi që qelizat tumorale u zhdukën brenda ditëve tek pacientët me kancer të fshikëzës.

Mjekët tani po planifikojnë të bëjnë një test të plotë të përbërësit Hamlti kundër ilaçeve të zakonshme.

Artikulli paraprakPlasja e ujërave në shtatzëni, çfarë duhet të dini?
Artikulli i rradhës Ushtrime fizike bashkë me beben (Foto)

Ju sugjerojmë

Njerëzit e rrallë që mund të ndihmojnë në zbulimin e kurës për HIV-in

05/06/2026 Jetë

Ozempic dhe barna të ngjashme mund të ulin rrezikun e kancerit të gjirit, sugjeron një studim i ri

05/06/2026 Jetë

Një avokado në ditë mund të ndihmojë në kontrollin e sheqerit në gjak

05/06/2026 Jetë

Vaksina e parë e zhvilluar nga inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në parandalimin e pandemive të ardhshme

05/06/2026 Jetë

Gratë britanike ndër më të zemëruarat në Evropë, problemet në sistemin shëndetësor ndikojnë në mirëqenien e tyre

05/06/2026 Jetë

Stimulimi i palcës kurrizore mund të rikthejë forcën e krahut pas goditjes në tru

05/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.