Të gjitha bebet kanë shumë mënyra të ndryshme me të cilët ua bëjnë me dije se çfarë u nevojitet.
Secila bebe e ka gjuhën e saj speciale “gjuhën e bebeve”, e cila dallon nga cilado tjetër. Duke u kujdesur për beben tuaj, ju do të mësoni t’i identifikoni shenjat e saj.
Kur bebeja juaj do të luaj ose do të jetë me ju, ato janë shenja që ju thërrasin të afroheni.
Kur ka nevojë për pauzë ose pushim, ajo dërgon sinjale me të cilat ju udhëzon se duhet ta lini. Nëse nuk i njihni dhe nuk i kënaqni këto sinjale, më shpesh fëmija reagon me të qarë.
Ndiqeni shprehjen e fytyrës dhe sjelljen e fëmijës dhe do t’i kuptoni sinjalet!