Shqetësimet e stomakut, ndryshimet e humorit, dëshira për të ngrënë gjithçka që shohim…të gjitha këto janë shenja që na lajmërojnë për ardhjen e ciklit menstrual.
Mirëpo, është edhe një sinjal tjetër të cilin e kemi shpërfillur por që lajmëron njësoj si të tjerat; mungesa e gjumit. Ju ka ndodhur?
Sipas një studimi të National Sleep Foundation, është një problem që prek 1/3 e femrave.
Pagjumësia në ditët përpara ciklit është edhe një nga arsyet pse gjatë atyre ditëve jemi të lodhura dhe nervoze. Arsyet pse ndodh kjo gjë janë:
Ngritja e temperaturës së trupit
Dhembjet e barkut nuk të lejojnë të flesh
Hormonet janë të çrregullta
Rritet gjendja e ankthit