Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mos e ekspozoni fëmijën në temperatura të larta, mund t’ia marrin jetën atij

Këshilla për shtatzëna 01/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas Daily Mail, prindërit duhet të bëjnë kujdes ndërsa kanë fëmijën në makinë, pasi në një moment gjithë jeta mund të ndryshojë, një gabim i vogël mund t’i marrë jetën një fëmije. Diçka e tillë ka ndodhur në Irlandë me një vajzë të vogël 7 muajshe e cila është lënë në makinë për orë të tëra. Vajza është gjetur pa shenja jete nga policia e zonës në fshatin “Dundrum” në “Tipperary” e cila është dërguar menjëherë në spital me helikopter. Ngjarja ka ndodhur ditën e Martë dhe atë ditë temperatura ishte rreth 25 gradë celcius. Mendohet se babai e harroi për një moment që kishte edhe vajzën në makinë ndërsa shkoi për të përfunduar disa punë në zyrën e tij.

Si ndodhi kjo tragjedi?

Babai i fëmijës e kishte lënë atë në makinë dhe kishte shkuar të kryente punët e tij në kompani dhe kjo gjendje nga policia është konsideruar si mjaft delikate dhe një tragjedi personale. Duke qënë se fëmija është “harruar”  në makinë në një ditë të nxehtë, kjo duhet të shërbejë si një mësim për të gjithë prindërit në mënyrë që të kenë kujdes në momentin që janë me fëmijën e tyre në makinë. Ajo duhet të jetë e ajrosur mirë dhe në asnjë moment fëmija nuk duhet të qëndrojë vetëm, dhe për më tepër me xhama të mbyllur. Kjo ngjarje ka qënë një shok për të gjithë zonën duke qënë se familja respektohej dhe njihej nga të gjithë, kështu shprehet edhe punonjësi i policisë Martin Browne.

Kini parasysh se në këto ditë të nxehta fëmija ka nevojë të hidratohet sa më shpesh duke pirë ujë si edhe të mbahet sa më larg rrezeve të forta të diellit. Gjithashtu edhe veshja e fëmijës duhet të jetë sa më e lehtë dhe kapelja duhet të mos mungojë kurrë. E ritheksojmë edhe në këtë artikull, bëni kujdes me karrocat e bebeve. Ato nuk duhet kurrësesi të mbulohen me çarçafë apo garza të holla. Kjo mund të bëjë që fëmija të asfiksohet./Pernenat.al/

Artikulli paraprakDisa nga gjërat që ju shkaktojnë rënien e flokëve, për të cilat nuk e keni ditur më parë
Artikulli i rradhës Ëndrra e çdo nëne: Fotografitë e mrekullueshme të grave, të realizuara nën ujë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.