Të gjitha nënat e reja që kanë kryer lindje me prerje cezariane, duhet të përtypin çamçakëz për ta mbajtur trupin e shëndetshëm, ka zbuluar një studim i ri.
Kjo gjë mund të ndihmojë një në pesë gra të cilat vuajnë nga mungesa e lëvizjeve në zorrë pas një operacioni cezarian, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Hulumtuesit nga Filadelfia zbuluan se përtypja çamçakëzit për tri herë në ditë nga 30 minuta, mund të ndihmojë rikthimin e funksionimit normal të zorrëve.
Mjekët inkurajojnë pacientet që të konsumojnë ushqim pas çdo operacionit për të rikthyer në normalitet zorrët, por kjo mund të jetë gjëja e fundit që një nënë dëshiron pas operacionit.
Megjithatë, besohet se çamçakezët e bëjnë trupin të mendojë se po han ushqim dhe ka të njëjtin efekt. /Gazeta Shneta/