Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fëmijët që flasin më shumë se një gjuhë, çfarë duhet të dini

Këshilla për shtatzëna 03/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndoshta ndonjëherë keni pyetur veten: “Si mëson fëmija im gjermanisht/italisht/anglisht?“, “A mundet fëmija im që i vogël të mësojë në dy gjuhë?“ ose “A do të mund fëmija im të shprehet më vonë mirë në shkollë?“  Njëra ose tjetra pyetje është padyshim shqetësim i shumë prindërve.

Me këto pyetje janë marrë edhe shumë pedagogë e shkencëtarë, prandaj lidhur me to dëshirojmë t’ju japim disa informacione dhe këshilla, duke qene se ne ditet e sotme shume familje jetojne ne emigrim dhe femija ka veshtiresi ne mesimin e gjuheve.

Cilat janë nevojat e fëmijëve që ata të zhvillohen si duhet në aspektin gjuhësor?

Fëmijët i mësojnë mirë gjuhët e ndryshme

Që fëmija ta mësojë e zotërojë një gjuhë mirë duhet t’i flitet gjithnjë në atë gjuhë, sepse fëmijët të mësuarit e një gjuhe e lidhin me personin që e flet atë. Kështu ata arrijnë ta dallojnë gjuhën që e flet babai prej asaj që e flet nëna (nëse njëri prej tyre për shembull është i huaj) dhe dinë saktë se cila gjuhë përdoret për shembull në tavolinë gjatë ushqimit.

Kopështi i fëmijëve është një mundësi e mirë

Fëmijët duhet të shkojnë në kopësht nga mosha tre vjeçare (ose edhe më herët). Deri në klasën e parë të shkollës fillore fëmijët kanë mjaft kohë për ta përvetësuar gjuhën e huaj.

Cilën gjuhë e flisni ju me fëmijën tuaj?

Disa herë prindërve u jepen këshilla të gabuara. Për shembull “Flisni me fëmijët tuaj italisht në shtëpi, që pastaj ta kenë më lehtë në shkollë“. Kjo këshillë është e gabuar. Flisni me fëmijët në gjuhën të cilën e flisni spontanisht, natyrshëm dhe e dini më së miri. Si zakonisht kjo është gjuha amëtare. Në gjuhën amëtare ju dini më shumë fjalë dhe e njihni më mirë formimin e fjalive. Kështu fëmijët tuaj do të krijojnë një bazë gjuhësore, e cila i ndihmon ata edhe për mësimin e gjuhëve të tjera./Pernenat.al/

Artikulli paraprakMësojini fëmijët të jenë të lumtur, jo perfekt
Artikulli i rradhës Çfarë forme të fytyrës keni? Ja si duhet t’i preni flokët

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.