Hudhra me shekuj ka luajtur shumë role në ushqim, afrodiziak, mjekësi…Dhe, që nga kjo javë mund të shtoni hudhrën si trendin më të fundit të bukurisë për vitin 2016.
Javën e kaluar, në blogun e saj, Farah Dhukai ka zbuluar se fërkimi i fytyrës me hudhër mund të largojë shumë pikla dhe parregullsi tjera. Për ndjekësit e saj ka postuar një tutorial të shkurtër në formë videoje.
“Hudhra eliminon puçrrat tuaja përgjatë natës”, shkroi ajo në faqen e saj në Instagram, para se të demonstrojë tërë procesin.
Merrni një thelb hudhre dhe prejeni që të nxjerrni sasinë e lëngshme që prodhon hudhra. Me anë të hudhrës pastroni çdo puçëërr të mundshme që mund të keni. Puçrrat do të largohen mënjëherë brenda natës, nëse pastrohet mirë sipërfaqja.
Nuk është hera e parë që vendosim me anë të preparateve shtëpiake të pastrojmë fytyrën (maskë fytyre me kos, mjaltë dhe uthull molle) dhe të gjitha pa ndonjë sukses dhe dobi.
Për fat të mirë, për secilin prej nesh duket që ky trik funksionon më së miri, me lajmin e shpërndarjes nëpër rrjetet sociale.
Hudhra, në fakt shquhet si një ilaç i mrekullueshëm natyral, për shkak të vetive të saj antibakteriale. Nuhatja e aromës së fortë të saj, mendohet të ketë efekt kurues në trajtimin e presionit të lartë të gjakut, kolesterolit, sëmundjeve kardiovaskulare, madje edhe ftohjet. Por, rezulton se falë përmbajtjes së saj me allicin, hudhra gjithashtu mund të bëjë mrekullira për lëkurën tuaj, duke reduktuar kështu ënjtjen dhe skuqjen e puçrrave, si dhe parandalimin e dëmtimeve tjera.
Hudhra mund të gëlltitet (të hahet) apo të aplikohet me dorë rreth fytyrës, por duke parë rezultatet optimale kërkojnë që thelbi i hudhrës të jetë i papërpunuar, atëherë ju rekomandojmë këtë të fundit – fërkimin e fytyrës me thelbinj hudhreje!