Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Trajtimi më efikas për heqjen e shenjave dhe akneve, që po rekomandohet nga të gjithë mjekët

Femina 06/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rrezatimi laserik Er:Yag është terapi ideale për përmirësimin e ndjeshëm të lëkurës dhe akneve. Kjo ndërhyrje redukton apo eliminon krejtsisht llojet e shenjave apo akneve në fytyrë, në mënyrë precize dhe delikate.

Ky rrezatim laserik absorbohet në shtresat e sipërme të lëkurës, heq indet e dëmtuara dhe stimulon prodhimin e kolagjenit të ri si dhe rimodelimin e dermisit, sipas së cilit zbulohet lëkurë e re, e shëndetshe dhe e padëmtuar. Gjatë kohës së intervenimit, uji në qeliza thith energjinë e laserit – ngrohtësinë dhe dritën, gjë që vjen deri tek avullimi i tij dhe heqja e shtresës sipërfaqësore. Duke pasur parasysh se laseri vepron në fraksione të caktuara në lëkurë, aty edhe ku është zona e dëmtuar, pjesa tjetër që nuk është e prekur nga shenja dhe parregullsi të lëkurës, mbetet e paprekur, duke i lënë hapësirë vendit të rrezatuar që të përtërihet.

Laseri Er:YAG në mënyrë të sigurt dhe efektive lejon depërtimin minimal që është i nevojshëm për pastrimin e lehtë të lëkurës me shenja dhe akne në fytyrë, gjë që përmirëson edhe pamjen edhe tonifikimin e lëkurës. Ndryshe nga pilingu kimik dhe dermoabrazioni, terapia laserike mundëson kontrollin e saktë në thellësinë e ndërhyrjes në shtresat e lëkurës.

Efektet e intervenimit dhe procesi i shërimit, në mënyrë të drejtpërdrejtë varet nga thellësia e depërtimit të rrezatimit si dhe intenziteti i ndërhyrjes. Rezultatet varen pastaj nga lloji i lëkurës, ashpërsia e plagëve apo shenjave si dhe faktori i moshës.

Intervenimi është i shpejtë, i thjeshtë dhe nuk kërkon përgatitje të veçantë. Gjatë intervenimit, mund të keni ndjesinë e djegies dhe nxehtësisë. Për ndërhyrje më të lehta, nuk ka nevojë për anestezi – mjafton vetëm ftohja e aparatit të veçantë, ndërsa për intervenim më të fortë dhe të thellë, aplikohet anestezion lokal në formën e një xheli apo kremi. Pas ndërhyrjes vendoset krem i rekomanduar nga mjeku, duke shmangur ekspozimin në diell si dhe propozohet krem me faktor mbrojtës nga dielli i lartë./femra.net/

Artikulli paraprak6 gabimet që po i bëni me të brendshmet tuaja
Artikulli i rradhës Sa më të afërt me babain, aq më inteligjent fëmijët

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.