Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

5 mënyrat se si ti largoni fëmijët nga teknologjia

Këshilla për shtatzëna 12/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sot, fëmijët shpenzojnë shumë kohë lidhur me pajisjet teknologjike. Përderisa ka shumë përfitime lidhur me këto pajisje, nga ana tjetër ka edhe të meta serioze. Disa ekspertë thonë se fëmijët të cilët kalojnë shumë kohë të mbyllur apo izoluar me këto pajisje, janë në rrezik për zhvillimin e aftësive të dobëta të komunikimit dhe përqendrimit. Ka edhe rreziqe të ndryshme që lidhen me mungesën e ushtrimeve fizike që vjen si pasojë e shpenzimit të kohës me telefona, tablet dhe kompjutera.

Prindërit, megjithatë, mund të zvogëlojnë rrezikun e ekspozimit të tepruar duke vendosur rregulla bazë. Këtu po ju paraqesim disa mënyra se si ti largoni fëmijët nga bota e teknologjisë.

Përcaktoni kohë specifike për përdorim të teknologjisë

Një nga mënyrat e largimit të fëmijëve nga bota e teknologjisë është të përcaktoni kohë specifike se kur mund ti përdorin tabletat apo të luajnë video lojra, dhe kohën e mbetur ta kalojnë me familje. Ndani kohë për të përdorur pajisjet teknologjike për shembull gjatë kohës kur jeni duke përgatitur ushqimin, mirëpo kur hani darkë shmangni këto pajisje. Në vend të kësaj, inkurajoni komunikim mes anëtarëve të familjes në mënyrë që fëmijët tuaj të praktikojnë të folurit dhe komunikimin, si dhe të mund të shprehen për veten e tyre.

Lexoni bashkë me fëmijët tuaj

A keni ndonjë fëmijë që nuk e pëlqen leximin? Përderisa ka aplikacione që mund të adresojnë këtë problem, mënyra më e mirë është të kaloni kohën duke i lexuar fëmijës suaj. fëmijët më të vegjël më së shumti e pëlqejnë kohën që u jepet ta kalojnë me prindërit, sidomos librat me fotografi dhe figura stimulojnë imagjinatën. Fëmijët gjithashtu zhvillojnë aftësitë dëgjuese përderisa ju jeni duke lexuar me zë të lartë, dhe kjo mund të zhvillojë fjalorin e tyre që në moshë të re.

Zhvilloni interesin e tyre për muzikë

Të shtyni fëmijët tuaj për të mësuar ndonjë instrument është një mënyrë shumë e mirë për ti inkurajuar ato kunder teknologjisë. Ekspertët pajtohen se për shkak se muzika zhvillon pjesë të ndryshme të trurit në të njejtën kohë, rezultatet e rregullta rezultojnë në funksionim më të avancuar të trurit. Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis të mësuarit e një instrumenti dhe aftësive të zgjeruara verbale, kujtesës, disiplinës, inteligjencës emocionale, madje edhe leximi dhe aftësitë e matematikës. Të mësoni ndonjë instrument apo të dëgjoni muzikë së bashku, paraqet një aktivitet të madh familjar për ti shmangur fëmijët nga teknologjia.

Largoni pajisjet nga dhoma e gjumit

Sipas një studimi të bërë, thuhet se rreth 72% e të rinjve mes moshës 6 deri 17 vjeç posedojnë nga një pajisje elektronike në dhomën e tyre. Ky 72% i të rinjve flenë një orë më pak se mesatarja e fëmijëve që nuk flejnë me pajisjet e tyre. Mjekët rekomandojnë heqjen apo largimin e pajisjeve elektronike nga dhoma e gjumit, dhe krijoni një atmosferë qetësuese apo relaksuese ku jeni tërësisht të shmangur nga bota teknologjike.

Jepni një shembull të mirë

Sipas një artikulli të bërë kohëve të fundit, theksohet se fëmijët formojnë identitetin e tyre duke ju imituar juve. Ju nuk duhet të prisni që fëmija juaj të zhvillojë shprehi të mira që nuk e shfaqni veten. Asnjëherë mos e sillni telefonin tuaj në tryezë, dhe çkyqni rregullisht pajisjet sa herë që fëmija juaj ju sheh se jeni duke e bërë atë. Ofroni kohë të mjaftueshme për biseda në familje si dhe ndani kohë së bashku me anëtarët e familjes. Kjo është mundësia juaj për tu larguar nga bota e teknologjisë.

Artikulli paraprakPo planifikoni të mbeteni shtatzënë? Shmangni këto lëngje
Artikulli i rradhës A funksionon vërtetë pajisja e përfolur për zmadhimin e buzëve?

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.