Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë është cistiti gjatë shtatzënisë?

Këshilla për shtatzëna 12/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Cistiti është një inflamacion i rrugëve urinare, i cili shkakton djegie dhe bezdi shumë të mëdha gjatë urinimit.

Escherichia coli cistite është shkaktari kryesor i këtij problemi, i cili është një bakter që ndodhet në zorrët e organizmit dhe që në gjendje normale të florës bakteriale rri në gjendje “qetësie”. Përse prek më tepër gratë? Kjo ndodh sepse fshikëza e urinës tek gratë ndodhet shumë pranë zonës ku jeton ky bakter, por në të vërtetë shkaktar për shfaqjen e këtij infeksioni është edhe candida. Kjo sëmundje varet edhe nga kërpudha që zhvillohet në momentin që sistemi imunitar dobësohet. Infeksioni urinar (cistiti), nuk duhet nënvlerësuar në asnjë moment, kjo pasi mund të shkaktojë kontraksione në mitër si edhe probleme tek veshkat e gruas.

Cilat janë simptomat? Një ndër shenjat më të shpeshta dhe të dallueshme është djegia gjatë urinimit, gjë e cila rrit nevojën për të urinuar, por ul sasinë e lëngjeve të dala jashtë trupit. Nëse cistiti ka prekur edhe veshkat gjatë urinimit do të vihet re edhe një gjakderdhje e lehtë, dhimbje si edhe temperaturë më të lartë se zakonisht. Është shumë e rëndësishme që gjatë shtatzënisë të kryhet analiza e urinës në mënyrë të rregullt (1 herë në muaj), kjo pasi cistiti në disa raste mund të jetë edhe asimptomatik (pa asnjë simptomë).

Si ta trajtojmë? Mjeku do të jetë ai që do të bëjë përshkrimin e mjekimit në varësi të ecurisë së sëmundjes, megjithatë ju duhet të kujdeseni të pini sasi shumë të mëdha uji gjatë ditës. Gjithashtu duhet të mbani një higjienë shumë të mirë intime, duhet të urinoni në mënyrë të rregullt dhe të mos e mbani urinën në fshikëz për një kohë të gjatë, mbani nën kontroll konstipacionin duke ndjekur një dietë shumë të shëndetshme ushqimore. Çfarë duhet të konsumojmë? Jo vetëm në rast se do të vuani nga cistiti, por gjatë gjithë shtatzënisë duhet të konsumoni ushqime me sasi shumë të vogël kripe. Gjithashtu duhet të evitoni ushqimet pikante, kafenë, çokollatën, erëzat dhe sigurisht që pijet alkoolike. Këshillohet të konsumoni kos dhe drithëra, si dhe çaj brusnice./Keshilla.net/

Artikulli paraprakI keni këmbët gjithmonë të ftohta? Kjo pije ofron zgjidhje
Artikulli i rradhës 4 probleme shëndetësore që lëkura e thatë po përpiqet t’ju paralajmërojë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.