Shtimi më i madh në peshë në tremujorin e parë të shtatzënisë, rezulton me më shumë peshë edhe për foshnjën e ardhshme.
Përfundimi vjen nga një hulumtim ku kanë marrë pjesë 389 shtatzëna.
Sipas rezultateve ndryshimet në masën trupore të shtatzënisë gjatë tre muajve të parë, kishin pasur ndikim më të madh në masën foshnjës, se sa ndryshimet e masës në tremujorin e dytë dhe të tretë.
Rritja e masës trupore për një kilogramë gjatë tremujorit të parë kishte pasur një rritje të masës së foshnjës për 31 gramë.
Ndryshe, rritja e masës për një kilogramë gjatë tremujorit të dytë kishte nënkuptuar rritje të masës së fetusit për 26 gramë.
Fëmijët, nënat e të cilëve gjatë tremujorit të parë kanë humbur masë trupore, kanë pasur në mesatare 211 gramë më pak masë trupore se sa nënat tjera. /mjeku.net