Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Depilimi me sheqer, receta tradicionale që nuk dështon kurrë

Femina 14/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Stina e dimrit është stina më pak impenjative në krahasim me periudhat e tjera të vitit.

Mund të vishni të njëjtën pallto gjatë gjithë kohës e askush të mos e vërë re, të mbani flokët me të njëjtën kapje e sërish të mos ngjallni zëra rreth jush, më e rëndësishmja mund të mos depiloheni.

Por me ardhjen e verës, duhet ta mendoni seriozisht këtë gjë, shumë seriozisht do të thonim.

Depilimi është një ndër ritualet më të rëndësishme të higjienës së një femre, por në njëjtën kohë një proces jo shumë i lehtë i cili jo rrallëherë mund të shoqërohet me incidente të vogla si skuqje, lëkurë e irrituar, shenja vrajash e prerjesh si pasojë e briskut etj. Nëse jeni të pavendosur për mënyrën si të depiloheni (përmendim këtu depilimin me pe, brikun, trajtimi me lazes, strishat e dyllit etj)

Më poshtë është një recetë shumë interesante.

Depilimi me sheqer, njohur ndryshe si depilimi tradicional i gjyshes vazhdon t’i rezistojë kohës dhe është një nga metodat më të mira për të shpëtuar një herë e përgjithmonë (dmth për një muaj) nga qimet e bezdisshme.

Porcionet e përbërësve mund t’i ndryshoni sipas dëshirës dhe nevojës, transmeton Klan Kosova.

Në një tigan shtoni 2 lugë gjelle sheqer kaf, 1 gjymë gote ujë të vakët 100 ml, lëng limoni sipas dëshirës, këshilloni të përdroni lëng natyral duke shtrydhur gjysmë limoni.

Përzieni mirë përbërësit mirë me njëri-tjetrin derisa të lidhen dhe lërini të ziejnë për disa 5-6 minuta. Pasi përbërësit të jenë shkrirë me njëri-tjetrin dhe të jetë formuar një masë xhelatinoze, hidhni masën në një enë qelqi.

Kujdes, sheqeri nuk mund të jetë shumë i nxehtë pasi rrezikon të plasarisë vazon. Më pas me ndihmën e një spatule druri ose plastike shtrini dyllin e sheqerit mbi lëkurë dhe lëreni që të ngrijë paksa dhe tërhiqni qimen nga ana e kundërt.

Ndryshe nga depilimi me brisk, ku është e nevojshme që lëkura të jetë e lagur dhe e hidratuar, në këtë rast lëkura duhet të jetë e thatë.

Por pas depilimit mund të aplikoni sipas dëshirës xhel aloe vera ose vaj esencial.

Artikulli paraprakShtatzënë? Ja përse duhet marrë vaksina e gripave
Artikulli i rradhës 12 zakone të cilat gratë shtatzëna duhet t’i ndalojnë menjëherë

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.