Nëna krenare për lindjen e saj, Chrissy Corbit, ka folur për beben e saj 6 kilogramëshe.
“Kur mjeku ishte duke e tërhequr foshnjën nga trupi im, fillova ta dëgjoja zërin e saj dhe të gjithë nisën të qeshin dhe u krijua një atmosferë e mirë në sallë”, ka deklaruar ajo për ABC Neës, transmeton Gazeta Shneta.
“Kur mjekët më treguan se bebja peshon mbi 6 kilogramë, nuk mund ta besoja”.
Bashkëshorti i saj thotë se mjekët kanë menduar fillimisht se ajo do të lind binjakë.
“Bebja ishte e mrekullueshme, ishte e trashë dhe shumë e ëmbël”, ka thënë babai. /Gazeta Shneta/