Prokuroria e Rrethit Gjyqësor në Lezhë ka nisur hetimet për shtetasin kosovar A.R, vjeç 61, banues në Llugaxhi të Kosovës.
Ai dyshohet se gjatë dhënies së ndihmës mjekësore, ka lënduar lehtë infermierin e urgjencës S.SH, vjeç 26, banues në Lezhë.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim ndërsa ende nuk ka informacione se cfarë mase i është shqiptuar kosovarit.