Një 17-vjeçari në Shtet e Bashkuara i ka ndryshuar jeta përgjithmonë, pasi qëndroi për të fjetur një natë në shtëpinë e shokut të ngushtë.
Në mëngjes ai as nuk mund të lëvizte as të fliste.
Shoku i tij mendoi se ishte thjesht i lodhur dhe e la në atë gjendje edhe për disa orë.
Por kur shoku i tij nuk lëvizi as pas disa orësh, ai njoftoi prindërit e tij.
Gjëja e parë që prindërit bënë ishte të njoftonin ambulancën.
Mjekët e vizituan djalin dhe u thanë që jeta e tij nuk do të ishte më si më parë.
Ai kishte pësuar një goditje gjatë gjumit në anën e majtë të trurit. Kjo gjë ndodh zakonisht tek të moshuarit, por në raste të rralla edhe te të rinjtë.