Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lajm i mirë për ata që kanë fobi nga gjilpëra: Zbulohet shiriti për dhënien e vaksinës

Teknologji 28/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkencëtarët krijuan një shirit i cili ngjitet lehtë në lëkurë dhe mundëson futjen e vaksinës kundër gripit në trup nëpërmjet gjilpërave mikroskopike.

Sipas një artikulli të publikuar në revistën “Lancet”, ky shirit i cili është krijuar sidomos për ata që i frikësohen gjilpërës, do të mundësojë që shumë persona të bëjnë vaksinimin e gripit.

Sipas Prof. Dr. Mark Prausnitz, nga Instituti Teknologjik i Gjeorgjisë, drejtues i hulumtimit thotë se “Në shirit janë të vendosur gjilpërat mikroskopike. Këto gjilpëra nuk shkaktojnë ndonjë dhimbje dhe e transferojnë vaksinën në trup duke hapur vrima të vogla në lëkurë”.

Kurse Dr. Nadine Rouphael nga Universiteti Emory thotë se “Nëpërmjet këtij shiriti ju mund të vaksinoheni pa shkuar në ndonjë institucion shëndetësor, edhe në shtëpi por edhe në punë”.

Shiriti i cili u provua nga 100 vullnetarë e kaloi edhe testin e sigurisë.

Ky shirit sjell komoditet edhe në aspektin e ruajtjes, meqë për dallim nga vaksinat tjera nuk ka nevojë të ruhet në frigorifer.

Hulumtuesit njoftojnë po vazhdojnë punimet për përdorimin e këtij shiriti edhe në vaksinat tjera.

Ky shirit krijoi emocione në botën e shkencave. Theksohet se shiriti i cili ruhet dhe përdoret lehtë, mund të luajë rol të madh në eliminimin e sëmundjeve të cilat mund të parandalohen nëpërmjet vaksinimit, sidomos në shtetet e pazhvilluara apo ato që janë në zhvillim.

Artikulli paraprakShërimi pas një aborti: 5 mënyra për ta zbutur pikëllimin
Artikulli i rradhës Kujdes me radiatorët gjatë dimrit, mund t’ua marrin jetën

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

A po na bën inteligjenca artificiale më pak të aftë për të menduar?

17/06/2026 Jetë

Vaksina e parë e projektuar nga inteligjenca artificiale kalon testimet fillestare te njerëzit

17/06/2026 Jetë

Inteligjenca artificiale mund të zbulojë kancerin e gjirit deri në 6 vjet para diagnostikimit

12/06/2026 Jetë

Teknologjia AI që po ndryshon mjekësinë mund të sjellë probleme ligjore për mjekët

09/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.