Një studim i ri tregon se pirja e alkoolit gjatë shtatzënisë mund të krijojë një efekt të dëmshëm që zgjat më shumë se një brez.
Ky hulumtim vjen nga Universiteti i Kalifornisë, Riverside dhe bazohet në vëzhgimin e minjve. Gjetjet, të cilat shfaqen në kortekstin celebral ( regjioni i trurit ku bëhet njohja e objekteve dhepërqëndrimi), sugjerojnë se kur një grua konsumon alkool, nipërit dhe mbesat e saj mund të përballen me probleme zhvillimore përgjatë rrugës raporton Fit Pregnancy, transmeton Gazeta Shneta.
Hulumtuesit krijuan një model të miut për të vëzhguar mënyrën se si ekspozimi i alkoolit prenatal manifestohej midis tre gjeneratave. Siç pritej, pasardhësit e minjve që konsumonin alkoolin shfaqën efekte, duke përfshirë shprehjen atipike të gjeneve, zhvillimin jonormal nervor dhe çështjet e sjelljes, por ky zbulim është pak më i habitshëm: Hulumtuesit gjithashtu zbuluan se gjeneratat e mëvonshme treguan çështje të ngjashme edhe nëse ato ishin nuk ekspozoheshin drejtpërdrejtë tek alkooli gjatë shtatzënisë.
Ne do të kemi nevojë për më shumë kërkime për të kuptuar me të vërtetë se si funksionon kjo, por për momentin duhet të qëndrojmë pas kësaj thënie: Nuk ka sasi të njohur të alkoolit që është e sigurt për tu konsumuar gjatë shtatzënisë./Gazeta Shneta/