Në qoftë se mbrëmjen e kaluar keni bërë qejf me shoqëri, dhe keni konsumuar shumë alkool, dhe në mëngjesin e sotëm po e përjetoni ndjesinë e tmerrshme të kokëdhimbjes dhe mundimit pas dehjes, ekzistojnë disa mënyra natyrale për ta larguar atë!
Këto janë 5 mënyrat natyrale për largimin e kësaj ndjesie të bezdisshme:
Uji
Pas sasisë së tepërt të aciditetit dhe toksinave të ndryshme që trupi merr nga alkooli, uji është pastruesi më i mirë i organizmit. Në vend se të përdorni ilaçe të ndryshme për kokëdhimbje, pini vetëm sasi të mëdha uji për të larguar këto toksina nga trupi juaj. Ndjesia e mirë dhe e kthjelltësisë në organizmin tuaj, do të shfaqet brenda pak minutash pasi të pini disa gota ujë.
Bananja
Bananja ka veti të mrekullushme, sidomos kur bëhet fjalë për kthjelltësimin e kokës dhe marrjes së mendjes në mëngjesin pas pijes. Hani një apo dy banane menjëherë kur të zgjoheni në mëngjes, dhe mbusheni stomakun për ta shtyer tutje alkoolin që ka mbetur ende aty nga mbrëmja e kaluar.
Mjalta
Mjalta jo vetëm që ka potassium, por edhe bën punë të mirë si antioksidant.
Mund të harroni ilaçet tuaja në mëngjese të tilla, pasiqë konsumimi i mjaltës me anë të ushqimit apo veçmas, do të jetë ilaçi juaj më i përkryer.
Lëngjet me glukozë
Kur pini lëngje frutash, trupi juaj hidratohet dhe efekti i alkoolit fillon të absorbohen automatikisht nga organizmi juaj.
Një gotë lëngu frutash të freskët në mëngjes preferohet për të larguar ndjesinë e mundimit, dhe freskimin e mëlqisë dhe lukthit tuaj.
Supa
Vetë aroma e një supeje të ngrohtë dhe të shijshme, kthjellon edhe trurin edhe mendjen. Prandaj, edhe supa hyn në këtë listë për të tejkaluar sa më lehtë dehjen e mbrëmjës së kaluar. /Gazeta Shneta/