Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ushqyerja e bebes me shishe, gjithçka që duhet të dini

Jetë 27/07/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumica e ekspertëve pajtohen se nuk duhet të ndjekni ndonjë orar të rreptë dhe të rregullt të ushqyerit në dy javët e hershme, megjithëse do të mund të përpiloni një orar të përafërt mbrenda 1 apo 2 muajve.

Ofrojani gjirin ose shishen çdo 2 apo 3 orë në fillim, kur të shihni se foshnja juaj është e uritur. Derisa foshnja juaj t’i ketë mbërritur 4.5 kilogram, ajo sipas së gjitha gjasave do ti merr nga 30 deri 90 gram për çdo të ushqyer.

Mos e mundoni që të pijë më shumë se që mundet. Mjeku i foshnjës tuaj do të duhej të ju këshillojë për sasitë e përshtatshme për foshnjën tuaj gjersa rritet çdo ditë e më shumë.

A duhet ti sterilizojë shishet?

Para se ti përdorni shishet dhe cucllat duhet ti leni në ujë të valuar për së paku 5 minuta. Pastaj duhet ti leni për të terur në peshqir të thatë. Pas kësaj, një pastrim i mirë me ujë të nxehtë dhe të sapunosur apo një lamje në lavatriçen për enë është tejet e mirëseardhur.

Një këshillë: Nëse përdorni ujë të bunarit atëherë sterilizimi i përsëritur është gjë tejet e mirëseardhur dhe e këshillueshme.
Mund të gjeni plot pajisje praktike dhe shishe të ndryshme, siç janë shportat e lavatriçes për cucllat, mbyllës të ndryshëm për shishe dhe pajisjen për terrjen e shisheve pas larjës, në shumicën e shitoreve për foshnje. Informohuni se si ti zgjedhni shishet dhe cucllat, dhe kur ti ndërroni ato.

A mund të përziej qumështin e gjirit me qumështin me paketim me formula?

Përderisa nuk ka ndonjë gjë të keqe me përzierjen e qumështit tuaj më qumështin e blerë si formula në të njejtën shishe, kjo gjë nuk rekomandohet për shkak se nuk duhet humbur qumështi i vlefshëm nga gjiri juaj duke u përzier me qumështin e blerë në paketim si formula.

Për të evituar këtë, planifikim i qëlluar është që ta ushqeni foshnjën tuaj me çfarëdo qumështi që keni prodhuar nga gjiri juaj, dhe pastaj ta pasoni me disa gram qumësht me formulë.

Cila është mënyra më e mirë për ta ngrohur shishen?

Nuk ka arsye shëndetësore që ta ushqeni foshnjën tuaj me qumësht të nxehtë, por foshnja juaj do të mund ta pëlqejë. Kur jeni gati për ta ushqyer foshnjën tuaj, mund ta ngrohni shishen në një tenxhere me ujë të ngrohtë por jo të valuar ose duke e lënë shishen nën ujë të ngrohtë, shkruan Beba Ime, transmeton Gazeta Shneta.

Poashtu mund të bleni një aparat të posaçëm për këtë gjë.

Nëqoftëse foshnja juaj është u mësuar me pirjen e shisheve në temperaturë të dhomës, apo ca më të freskët, i kurseni vetes kohën dhe mundimet e ngrohjes së shisheve, posaçërisht kur foshnja qan për tu ushqyer. Kurrë mos përdorni mikrovalën për ta ngrohur shishen apo qumështin me formula.

Pasi që mikrovala nuk nxen në mënyrë të njejtë, dhe krijon pika të nxehta, të cilat shkaktojnë djegje. Poashtu mund të shkaktojë dhe humbjen e indeve ushqyese.

Si mund të jem e sigurtë se foshnja ime është duke u ushqyer në mënyrë të rehatshme ?

Si dhe çdo gjë tjetër me foshnjat, duhet të vështroni dhe ndëgjoni. Në rast se ndëgjoni shumë të thithura të zëshme, atëherë sipas të gjitha gjasave është duke marrë shumë ajër.Që ta ndihmoni që të thithë sa më pak ajër mbajeni atë në këndin prej 45 shkallësh.

Poashtu përkujdesuni që shishja të jetë e mbushur nga koka e gjer në fund, kështu që të jetë plotësisht e mbushur me qumësht ose qumësht me formulë që të mos ketë ajër që të pengojë.

Kurrë mos e mbështetni shishen, sepse mund t’ia zë frymën foshnjës tuaj. Përveç kësaj të ushqyerit me shishe poashtu si të ushqyerit me gjinjë, është rast i mrekullueshëm që të përkujdeseni për foshnjën tuaj duke e mbajtur afër. Prandaj shfrytëzoni rastin që të afroheni dhe të jeni të lidhur. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKlinika e Kardiokirurgjisë në QKUK funksionon me vetëm dy kardiokirurg
Artikulli i rradhës Çfarë mund të bëni nëse do të ecni derisa jeni në gjumë

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.