Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Problemi shëndetësor tek nëna që shkakton autizmin e bebes

Femina 31/07/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

A e dinit se nënat që vuajnë nga ky shqetësim janë më të rrezikuara që të lindin fëmijë me probleme me autizmin? Bëhet fjalë për nënat, të cilat vuajnë nga sindroma policistike e vezoreve.

Është ky përfundimi në të cilin ka dal një studim suedez i kryer, i cili është i pari në llojin e tij që mbështet teorinë që ekspozimi i hershëmndaj hormoneve të seksit mund të luajë në rol të rëndësishëm në rrezikun për zhvillimin e autizmit tek fëmijët.
Sindroma policistike e vezoreve është një sëmundje, ku çrregullimi hormonal mund të shkaktojë ndryshime në ciklin menstrual, cistet e vezoreve, probleme me mbetjen shtatzënë dhe probleme të tjera shëndetësore. Ajo prek 5-15% të grave të moshës së re.
“Zbuluam se diagnoza e sindromës policistike të vezoreve tek nëna rrit rrezikun e autizmit tek pasardhësi me 59%”, thotë autori kryesor i studimit, Kyriaki Kosidou, nga departamenti i shkencave të shëndetit publik tek Instituti Karolinska në Stokholm.

Gjatë studimit u vëzhguan rreth 24 mijë fëmijë autikë të lindur në Suedi mes viteve 1984-2007. Hulumtuesit shkencorë më pas i krahasuan ata me 200 fëmijë të tjerë pa probleme me zhvillimin mendor, shkruan Shije.al, transmeton Gazeta Shneta.

Rreziku i autizmit është më i madh tek nënat të cilat vuajnë si nga sindroma policistike e vezoreve ashtu edhe obeziteti, një gjendje e zakonshme e kësaj sindrome që lidhet më shumë me rritjen e androgjeneve.

Androgjenët janë hormone seksuale përgjegjëse për zhvillimin e karakteristikave mashkullore. Këto hormone luajnë gjithashtu një rol në zhvillimin e trurit dhe sistemit nervor qendror. Gratë me sindromën policistike të vezoreve kanë nivele më të larta të androgjeneve, madje edhe gjatë shtatzënisë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak10 superfuqitë që i kanë vetëm foshnjat (Foto)
Artikulli i rradhës Gratë po fusin lakra në gjoksin e tyre, arsyeja do t’iu surprizoj

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.