Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë të veproni për të pasur binjakë? Ju tregon Dr Nora

Këshilla për shtatzëna 27/08/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëse dëshironi t’i rrisni shanset për të konceptuar dy foshnje atëherë është e rëndësishme të kuptoni se si krijohen binjakët.

Si ndahen binjakët? Ka dy lloje binjakësh: identik dhe jo-identik.

Binjakët identikë ose monozigotik formohen kur një vezë fekondohet nga sperma, e cila pastaj ndahet në dy embrione të ndara. Secili ndan saktësisht të njëjtat komponentë gjenetike dhe struktura identike. Binjakët identik gjithashtu ndajnë të njëjtën placentë, këshillon Dr Arbërore Zymberi.

Binjakët jo-identikë apo dizigotik formohen në dy vezë të ndara, që fertilizohen nga dy spermatozoide të veçanta. Këta binjakë kanë individualet e veçanta të tyre dhe nuk ndajnë mes vete asnjë përbërje apo strukturë gjenetike. Binjakët jo-identikë, për dallim nga ata identikë nuk ndajnë të njëjtën placentë.

Po në lidhje me gjenetikën?

Binjakët mund të rrjedhin gjithashtu nga gjenetika. Por, predispozicioni gjenetik për të pasur binjakë vlen vetëm për femrat.

Çfarë ndihmon në rritjen e shanseve të pasur binjakë?

  • Të qenit më në moshë ndihmon që të mbeteni shtatzënë me binjakë. Duket të jetë një kthesë e natyrës, pasi pak para se një grua të hyjë në peri-menopauzë, vezoret e saj fillojnë të lëshojnë më shumë se një vezë çdo muaj. Kjo “pike fertiliteti” është gjithashtu e ndikuar nga një rritje e estrogjenit. Shtatzënitë me binjakë ndodhin tek gratë që janë mbi 35 vjet. Por kjo vlen vetëm për binjakët jo-identikë.
  • Merrni asistencë fertiliteti siç është fekondimi in vitro apo marrja e barnave të fertilitetit. Këto stimulojnë vezoret për të mbështetur më shumë se një vezë çdo muaj në drejtim të pjekurisë.
  • Gratë që kanë pasur më parë një fëmijë ose dy, kanë shans më të lartë gjithashtu për konceptimin me binjakë.
  • Gjithashtu preferohet të mbeteni shtatzënë ndërsa jeni duke marrë kontraceptivë oral.
  • Gratë me BMI më të madhe se 30 rrit gjasat e saj për të konceptuar binjakë.
  • Gratë më të gjata kanë gjasa më të mëdha për të lindur binjakë.
  • Marrja e acidit folik gjatë shtatzënisë është një rekomandim i përgjithshëm, i cili jo rastësisht shton gjasat për t’u konceptuar me binjakë.
  • Konsumimi i patateve të ëmbla mbështet funksionimin ovarian, duke shtuar shanset për binjakë.

Çfarë konsiderohet fakt dhe çfarë mit përsa i përket konceptimit me binjakë?

  • Ideja që konceptimi i binjakëve kalon një brez nuk është e vërtetë. Edhe pse mund të duket të jetë një model në disa familje të kësaj ndodhje, shanset për të pasur binjakë identikë janë të njëjta për çdo grua.
  • Konsumimi i një ushqimi që është i lartë në sasinë e qumështit, thuhet se ndihmojnë, veçanërisht në kohën e ovulimit.
  • Terapitë alternative nuk rrisin gjasat. Nuk ka prova shkencore për të mbështetur teorinë se akupunktura, naturopatia, aromaterapia, kiropraktika rrisin gjasat për të pasur binjakë.

Për të caktuar termin dhe konsultë me Dr Arbërore Zymberi mund të kontaktoni në: 045 246 688.

Artikulli paraprakShpëtoni prishjes së dhëmbëve përmes këtyre hapave
Artikulli i rradhës Nëse shihni këtë shenjë brenda shalqinit, hidheni menjëherë. Ja arsyeja

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.