Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A duhen bebet të përdorin rrethin për ecje, ja çfarë thonë ekspertët

Këshilla për shtatzëna 08/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

A jeni duke i pritur me padurim hapat e parë të bebes tuaj? Të shihni vogëlushin tuaj duke i bërë hapat e parë është një ngjarje emocionuese për prindërit. Ecja është shenja e parë e pavarësisë së bebes.

Deri tani padyshim që secili nga ju keni filluar të mendoni t’i bleni rrethin për ecje, por a e keni ditur se kjo paisje mund t’i bëj më shumë dëm sesa mirëqenie bebes tuaj? Lexoni këtë shkrim dhe kuptoni kur mund ta përdorni rrethin për ecje!

Kur mund të përdor bebja rrethin e ecjes?

Ta vendosni beben tuaj në një paisje të tillë do ta lumturoj foshnjën sa më s’ka. Por, shumica e doktorëve këshillojnë të kundërtën e përdorimit të saj, shkruan Mom Junction, transmeton Gazeta Shneta.

Shumë faktorë, si pesha, gjatësia dhe zhvillimi i tërësishëm i bebes ndikojnë në vendosjen se kur mund ta përdorni rrethin e ecjes.

A shkakton ndonjë problem në zhvillim rrethi i ecjes tek bebja?

Akademia amerikane e pediatrisë ka parandaluar përdorimin e tyre. Një paisje e tillë mund të lëndoj foshnjen dhe nuk konsiderohet e sigurtë, sipas ekspertëve.

Bazuar në raportin e publikuar në Journal of Developmental and Behavioral Pediatrics, foshnjet që përdorin rrethin për ecje mund të arrijnë kohën e zvarritjes dhe ecjes shumë më vonë sesa foshnjet e tjera.

Shumica e pediatërve ngrisin rëndësinë e shfrytëzimit të dyshemes, duke i inkurajuar nënat që të lën beben e lirë të zvarritet, ulet, rrotullohet, dhe eventualisht të filloj ecjen. Të gjithë muskujt, të cilët ndihmojnë beben të ngritet apo të ecë, do të forcohen më shumë për shkak të ushtrimeve në dysheme. Të mësohet qëndrimi dhe ecja pa ndihmën e një rrethi për ecje, do t’i mësoj bebes edhe balancimin e trupit.

Nëse përdorni rrethin e ecjes, do ta mësoni foshnjen të ec në majë të gishtërinjëve. Bebja do të fillojë të praktikoj këtë shprehi edhe kur është jashtë rrethit.

Cilat janë shqetësimet e sigurisë gjatë përdorimit të rrethit për ecje?

Nëse e vendosni beben në këtë lloj rrethi, atëherë do të rrisni këto rreziqe:

  • Gishtërinjtë e bebes mund të lëndohen nga mbajtëset dhe rrotat e rrethit, duke i shkaktuar dëme dhe dhimbje;
  • Bebja do të zgjatet derisa është brenda rrethit. Për shkak të objekteve që nuk mund t’i arrijë me gjatësinë normale, atëherë bebja fillon të zgjatet për të arritur ato. Në këtë mënyrë mund të shkaktohen lëndime potenciale.
  • Gjatë kohës së qëndrimit brenda rrethit, bebja do të jetë 3 herë më e shpejtë në lëvizje. Në këtë mënyrë, ju nuk mund të parandaloni ndonjë incident apo rrëzim të paparashikueshëm.
  • Rrëzimi nga shkallët apo zonat e rrezikshme gjithmonë do të jenë të pa-evitueshme. /Gazeta Shneta/
Artikulli paraprakSi të numëroni javët e shtatëzanisë në mënyrën e duhur
Artikulli i rradhës Kush është ylli i estradës që pret të bëhet nënë shumë shpejt

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.