Nëna e 5 fëmijëve nga Michigani, ka sjellur në jetë foshnjen e saj të 6 me radhë, derisa ishte në gjendje kome që nga muaji korrik i këtij viti.
Carrie DeKlyen, ishte diagnostifikuar me Gliobastoma në muajin prill, sëmundje kjo goxha agresive, e cila pasi të rritet shndërrohet në tumor dhe ndikon në tru dhe boshtin kurrizor, shkruan Health, transmeton Gazeta Shneta.
Foshnja e lindur nga kjo nënë këmbëngulëse që refuzoi të abortonte, gjë të cilën ia propozuan doktorët për të mbrojtur beben, lindi në javën e 24të dhe 5 ditë, me peshë prej 1.25 kilogramëve, shëndosh e mirë.
Familja DeKlyen kanë vendosur të quajn foshnjen e tyre, Life, që në shqip do të thotë, Jetë.
Ndër të tjera, bashkëshorti i nënës që ndërroi jetë menjëherë pas lindjes, ka treguar se Carrie vendosi të mbajë beben edhe pse e dinte mjaft mirë që ajo nuk do të shpëtoj nga ky vendim.
Carry, kishte refuzuar edhe trajtimet me kemoterapi, vetëm për t’i shpëtuar jetën foshnjes që po rritej brenda mitrës së sajl /Gazeta Shneta/