Gogësitja është e këndëshme dhe aspak bezdisëse. Por, vetëm atëherë kur ai tingulli vie nga bebja juaj!
Rëndësia thelbësore e gogësitjes është kënaqësia që ju përjetoni kur e kuptoni se bebja është ngopur me ushqyerjen e saj. Në fakt, lirimi i gazit është jetik, dhe është gjëja e parë që infermierja apo mamia iu mëson në spital pas lindjes, për të pasur kujdesin e duhur ndaj bebes.
Derisa disa ekspert thonë se nuk është edhe aq e nevojshme që bebja të gogësijë çdo herë që ushqehet, Akademia amerikane e Pediatrisë e rekomandon gogësitjen të bëhet rregullisht, shkruan Mom Junction, transmeton Gazeta Shneta.
Çfarë është gogësitja?
Gogësitja është lirimi i gazrave përmes ezofagut nëpër gojë. Shpesh herë, gogësitja me vete sjellë edhe mbetjet e ushqimi që ka konsumuar bebja, dhe në këto raste, kjo quhet gogësitja e lagur.
Përse bebet duhet të gogësijnë?
Qoftë ushqyerja me qumështin shtesë apo qumështin e nënës, bebet thithin fluska ajri gjatë ushqyerjes.
Këto fluska mbesin brenda stomakut, duke shkaktuar pastaj të vjellura dhe gazra në beben tuaj.
Gëlltitja dhe pështyma mund të sugjerojnë se bebja ka përtypur ajrin bashkë me qumështin. Edhe, ushqimet që ju konsumoni mund të rezultojnë me gazra tek bebja juaj.
- Gogësitja mund të ndihmojë në lirimin e gazit të bllokuar dhe të liroj beben për t’u ushqyer ende.
- Gogësitja e shpeshtë ndihmon në lirimin e ajrit dhe i liron vend në stomakun e bebes.
- Gogësitja ndihmon nëse bebja e kthen një sasi të qumështit, aciditetin e lukthit, dhe kolikun.
Kur duhet bebja të gogësijë?
Ndihmojeni të gogësijë menjëherë pas ushqyerjes ose në mes të fazave të ushqyerjes. Disa bebe gogësijnë shumë, derisa disa të tjera rrallë herë.
Prandaj, ndihmojini kurdo herë që ka nevojë apo kur iu duket se nuk është rehat. Për shembull, nëse bebja fillon të qaj, shpërdridhet, të largohet nga burimi i ushqimit, pozicjonojeni për gogësitje.
Në përgjithësi, bebja duhet të gogësijë kur:
- Ndërroni gjoksin;
- Pasi të përfundoj gjysmën e shishesh së qumështit;
- Çdo 15-20 minuta gjatë ushqyerjes;
- Nëse dëgjoni gëlltitje të shpeshta dhe të zhurmshme;
- Nëse bebja gjatë natës nuk gjen rehati, dhe nuk është e interesuar të ushqehet, ka nevojë të liroj gazrat. Ndihmojeni!
Si të ndihmoni beben të gogësijë?
Gogësitja nuk është një detyrë e thjeshtë. Nëse edhe ju ndiheni njësoj, atëherë nuk e keni provuar ende pozitën e duhur.
Provojeni ndonjërën nga këto metoda të gogësitjes:
Gogësitja në krahëror ose gjoks:
Uluni drejt dhe mbajeni beben të pshtetur në gjoks.
Mjekra e bebes duhet të prek në shpatullën tuaj.
Mbajeni kokën dhe shpatullat e bebes me njërën dorë, dhe dorën tjetër përdoreni për të lëmuar shpinën e saj.
Gogësitja në prehër:
Vendoseni beben në prehërin tuaj, me fytyrë kontra jush.
Mbajeni gjoksin e bebes me pallmën e dorës tuaj, dhe me gishtërinjë mbajani mjekrën, por mos ia bllokoni fytin.
Gjatë kësaj kohe, me dorën tjetër lëmojani shpinën për stimulim.
Mbajeni në mend, çdo herë që bebja duhet të gogësijë, përpara se ta vendosni në pozicionin e duhur, vendosni një pecetë poshtë gojës së saj, për arsyen se gogësitja shpesh herë shoqërohet edhe me të vjellur apo pështymë. /Gazeta Shneta/