Prej vitesh ajo është një nga këshillueset më të mira dhe më të shqiptarëve në lidhje me çfarë duhet të hamë dhe çfarë jo.
Bëhet fjalë për dietologen Blerina Bombaj, e cila nga emisioni ‘E diela shqiptare’ ka rekomanduar këshilla të vlefshme për mënyrën e të ushqyerit.
Por sot Blerina ka shpërndarë me miqtë e saj në rrjetet sociale një moment të vështirë të jetës së saj. Ana, vajza e dietologes Blerina Bombaj Troci është operuar dhe i vëllai i ka qëndruar te koka, i trishtuar.
“Kur të vegjëlit duhet të bëhen trima. Një apandesit akut e bëri Anën më të fortë dhe Dinin më të dhembshur”, shkroi Blerina në profilin e saj në rrjetet sociale.




