Ndoshta jo të gjithë e dimë çfarë përfitimesh ka çokollata në shtatzani dhe sipas ekspertëve nuk duhet të shqetësoheni për peshën e tepërt. Ata mendojnë se çokollata nuk ndikon në rritjen e peshës trupore nëse konsumohet pa u tepruar.
Cilat janë përfitimet e çokollatës në shtatzani?
Sipas mjekëve, çokollata ndikon në rregullimin e humorit të gruas, dhe nëse është çokollate fondente (e zezë), do të ndikojë edhe në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak, do të ulë rrezikun e anemisë, të hipertensionit dhe diabetit gestacional. Ajo gjithashtu do të bëjë të mundur edhe qetësimin e dhimbjeve të kokës gjatë një prej krizave të shpeshta të shtatzanisë.
Kjo ndodh falë disa përbërësve të kakaos të cilat janë në gjendje të stimulojnë metabolizmin, por që kanë njëkohësisht edhe veti antioksiduese si edhe anti-depresive. Këto veti janë shumë të rëndësishme gjatë shtatzanisë.
Gjithashtu studimet tregojnë se të konsumosh çokollatë në shtatzani bën të mundur që gruaja të ketë humor të mirë dhe të ketë gjithashtu edhe alegri. Kjo ndodh falë vetive anti-stres që çokollata ka dhe njëkohësisht këto efekte pozitive do të ndihen edhe tek fetusi për shkak se përbërësit e çokollatës kalojnë tek ai nëpërmjet plaçentës.
Ashtu siç e theksuam edhe më sipër, çokollata këshillohet të jetë e zezë dhe e një cilësie të mirë. Do të mjaftonin disa kuadrata në ditë, prandaj mos e tejkaloni këtë sasi.