Cilat janë ato gjëra që një i porsalindur shikon? I njeh fytyrat, e kupton nëse dikush i buzëqesh? Këto janë disa nga dyshimet e prindërve në lidhje me të porsalindurin.
Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Oslos, një fëmijë në ditën e dytë dhe të tretë të jetës është në gjendje të dallojë fytyrën e prindërve prej një largësie 30 cm, shkruan Për Nënat, transmeton Gazeta Shneta.
Qëllimi i këtij studimi ka qënë të zbulojnë si fëmija e percepton botën menjëherë pas lindjes dhe në bashkëpunim me studion optike “Eclipse optics”, në Stokholm të Zvicrës, është bërë e mundur të zbulohet kjo gjë.
Sipas tyre, një nga të porsalindur është në gjendje që ditën e 3 të lindjes të dallojë fytyrat e madje edhe shprehitë e tyre nga një distancë prej 30 cm.
Kjo distancë është e njëjtjë me atë që krijohet mes nënës dhe fëmijës ndërsa ai pi gji. Në momentin që kjo distancë bëhet 60 cm, fëmija fillon të shikojë në mënyrë të turbullt.
Si u realizua studimi?
Ky studim solli një risi në vetë mënyrën e të studiuarit. Nëse deri tani ishin përdorur figura të qëndrueshme, pra jo në lëvizje për të provuar çfarë shikon i porsalinduri, ata përdorën figura në lëvizje sepse sipas tyre është pikërisht për shkak se fytyrat tona janë në lëvizje që fëmija mëson t’i interpretojë.
Kështu ata nuk kanë përdorur më foto por video që paraqesin shprehitë e fytyrave të njerëzve. Ky studim u krye në largësi 30, 60 dhe 120 cm. Por e rëndësishme është që u zbulua mënyra si i porsalinduri na shikonte. /Gazeta Shneta/