Ajo që përjeton dhe fal një i porsalindur duke filluar që nga dita e parë e jetës janë një univers ndjenjash të mrekullueshme.
Çdo kontakt me botën e jashtme ai e përjeton në mënyra të ndryshme dhe sigurisht që ai ka disa gjëra që i pëlqejnë. Por cilat janë ato?
- Pëlqen gjërat që janë në lëvizje, qofshin njerëz apo objekte.
- Fytyrat. Kryesisht ato të prindërve, dhe veçanërisht të nënës.
- Britmat e egra, dhe kryesisht të vetat.
- Bizhuteritë dhe gjërat e shndërritshme, nuk ka rëndësi se cfarë forme kanë.
- Kontrastet, mund të tregojnë interes edhe për një hije në mur apo copë me vija.
- E kuqja, fëmija pëlqen ngjyrat e theksuara, shkruan pernenat, transmeton Gazeta Shneta.
- Njollat dhe pikat, një njollë në tapet mund të tërheqë vëmendjen e tij.
- Muzika, ska rëndësi çfarë lloji është.
- Telekomanda, është një prej objekteve që mrekullon bebet.
- Zërat e njohur, dhe kryesisht të nënës.
- Gjërat e reja, nëse nuk i ka parë më parë disa objekte mund të tërheqin komplet vëmëndjene tij.
- “Miqtë” me 4 këmbë, ata kanë një efekt magjik tek fëmija.
- Paqyrat, ata pëlqejnë të shikojnë refleksin e tyre në pasqyrë.
- Fëmijët, ata eksitohen nga prania e fëmijëve të tjerë.
- Përkëdheljet dhe kilikosjet, masazhet janë gjithashtu një mënyrë shumë e mirë për ta bërë një bebe të ndihet mirë duke qënë se e pëlqejnë shumë. /Gazeta Shneta/