Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shtatzënia dhe celuliti, çfarë duhet të bëni?

Këshilla për shtatzëna 24/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Armiku i të gjitha grave? Nuk ka dyshime! Ai është celuliti!

Kur ato janë shtatzëna, në zonat më kritike celuliti bëhet më i theksuar, dhe përdorimi i kremrave nuk është gjithmonë i mjaftueshëm.

Për fat të keq shumë kremra anticelulitë përmbajnë substanca që nuk mund të asimilohen nga organizmi, sepse janë të rrezikshme: përbërësit aktivë të kozmetikës që absorbohen nëpërmjet gjakut mund të jenë të dëmshëm për fetusin.

Ne ju këshillojmë që t’u hidhni një sy produkteve homeopatike (ndoshta me këshillën e një farmacisti) ose bimore, ku ju mund të bëni një përzgjedhje të gjerë të kremrave natyrorë të posaçëm për problemin tuaj.

Mos u dekurajoni, sepse ekzistojnë disa produkte anti celulit të projektuara veçanërisht për ju, shkruan Femina, transmeton Gazeta Shneta.

Por, mbi të gjitha, këshilla jonë është që të filloni të përdorni vazhdimisht kremin e përshtatshëm disa herë në vit. Në realitet ilaçi më i mirë dhe më i efektshëm për celulit nga të gjithë është masazhi.

Duke filluar që në muajin e katërt të shtatzënisë mund të shkoni te një estetiste eksperte për të nisur një cikël trajtimesh ose mexoterapinë, që bën presion mbi nyjat, shpërndan gjëndrat yndyrore dhe nxit qarkullimin e gjakut.

Fundja celuliti nuk është gjë tjetër përveçse një problem i qarkullimit. Në shtatzëni, pesha e barkut, “stuhia” hormonale, jeta sedentare që bëjnë pothuajse të gjitha gratë gjatë muajve të fundit të shtatzënisë, nuk bëjnë gjë tjetër përveçse nxjerrin në pah vështirësitë e qarkullimit të gjakut.

Kremrat anticelulitë ose masazhet nuk janë të vetmet mënyra për të luftuar celulitin gjatë shtatzënisë. Është e qartë që edhe ju duhet të bëni pjesën tuaj me anë të disa masave të thjeshta anti celulit.

– Një dietë e ekuilibruar do të bënte mjaft mirë si për ju ashtu edhe për fëmijën tuaj. Toksinat dhe mbeturinat e akumuluara janë një pasojë e celulitit. Pra, pikë së pari duhet të ndiqni një dietë të shëndetshme dhe pa yndyra, që parashikon konsumin e rregullt të mishit (mundësisht të jetë i bardhë), peshkut, perimeve të pjekura në skarë, drithërave dhe frutave.

– Bëni kujdes me pirjen e qumështit (mos e ekzagjeroni), me sheqerin, por edhe me kripën, sepse ato pengojnë qarkullimin e lëngjeve apo të ujërave të organizmit.

– Për ato gra që vuajnë nga celuliti, në ndihmë për të hequr yndyrat dhe substancat toksike, do t’u vinte edhe pirja e konsiderueshme e ujit. Uji këshillohet të mos jetë me shumë natrium. Ne ju këshillojmë që gjithmonë me vete të mbani 1 ose 2 shishe uji një kilogramë për t’i pirë gjatë gjithë ditës.

– Për të mos vuajtur më nga celuliti duhet të lëvizni sa më shumë. Një aktivitet fizik mjaft korrekt gjatë shtatzënisë është ideal për t’iu kundërvënë efekteve të celulitit. Ai është gjithashtu shumë i dobishëm jo vetëm për trupin tuaj, por edhe për fetusin.

Biçikleta e stërvitjes, shëtitjet e gjata në park, joga dhe disa ushtrime të thjeshta aerobie, janë mënyrat e duhura për t’u ndier në formë edhe gjatë shtatzënisë.

Këshilla jonë është ta përkrahni veten me durim dhe me shpirtin e sakrificës për të jetuar shtatzëninë me mënyrat më të mira për ju dhe për fëmijën tuaj. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakHoroskopi i datës 24 shtator 2017
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për ditën e sotme në Kosovë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.