Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë ndodhë me flokët gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes?

Femina 26/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nga rritja e bujshme deri tek rënia

Përsëri hormonet janë “fajtor” për të gjitha. Kështu mund që më shkurt të jetë përgjigja për pyetjen se çfarë po ndodh me flokët tuaj gjatë shtatëzanisë, dhe disa muaj pas lindjes.

Ndryshimet hormonale janë arsyeja që gjatë shtatzënisë flokët duken më të trashë dhe më të bujshme për shkak të numrit të qimeve në fazën e rritjes, shkruan Femra.net, transmeton Gazeta Shneta.

Për shkak të ndryshimit të rritjes së flokëve të trashë, shumë gra shtatzëna kanë thënë që flokët e tyre kurrë nuk janë dukur më të bukur, sidomos në tremujorin e dytë, kur floku merr një shkëlqim të veçantë.

Por, edhe pse shumica e grave shtatzëna kanë thënë që ju duket që i’u janë rritur flokët më shumë, në fakt ndodh proces i kundërt, ku për shkak të hormoneve humbasin më pak flokët se zakonisht.

Hormonet i ruajnë flokët që të mos bien, kështu që vonohet humbja e flokëve kurse periudha e zakonshme e rritjes së flokëve është zgjatur. Kështu, që janë më shumë qime në fazën e rritjes se zakonisht, kurse faza e humbjes së flokëve me shumë gjasa do të ndodh pas lindjes.

Humbja e flokëve pas lindjes!

Pas lindjes, zakonisht kur fëmija arrin moshën e dy ose tre muaj, vjen deri tek ndryshimi i hormoneve në trup, dhe pastaj pason një periudhë e humbjes së flokëve të cilat kanë qenë shëndritshme gjatë shtatzënisë.

Disa gra kanë pasur përvoja të ngjashme që ato kishin humbur të gjithë flokët menjëherë pas lindjes. Në shumicën e rasteve faza e rënies së flokëve ndodh disa muaj pas lindjes së foshnjës.

Gratë zakonisht mendojnë se kjo është e lidhur me gji, dhe shumë pyeten se sa do t’ju mbesin flokë në qoftë se i ushqejnë fëmijët e tyre me gji deri në moshën njëvjeçare.

Ushqyerja me gji nuk duhet të ndalet, gjendja në shumicën e rasteve stabilizohet dhe zakonisht pamja e flokëve kthehet në pamjen e saj të mëparshme, pas disa muajsh.

Nuk është keq që në konsultim me mjekun të shiqoni analizat e gjakut për të kontrolluar statusin e hekurit në trup, dhe nëse është e nevojshme të merrni vitaminë shtesë dhe minerale të cilat janë të paraparë për ushqyerjen me gji.

Duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë përkujdesit të flokëve, përdorni një shampo të butë, neutral, dhe sa më pak të jetë e mundur të ngjyrosni flokët, bëni minival, mbështjelljes të flokëve dhe procedura të ngjashme.

Ndërsa flokët tek disa gra pas shtatzënisë dhe lindjes së fëmijës mbeten të pa ndryshueshme përgjithmonë, në shumicën e kohës kthehen në gjendjen e mëparshme, por kjo merr kohë, afërsisht merr deri në një vit për përtëritjen dhe forcimin e tyre. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStimuluesi nervor që i riktheu vetëdijën një burri në gjendje vegjetative 15-vjeçare
Artikulli i rradhës Disa mënyra se si mund ta lini duhanin

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.