23 vjeçarja që u bë nënë për herë të parë është lodhur nga paragjykimet nga njerëz që madje as që e njohin atë.
Maria Jages, ishte duke punuar në një supermarket ndërsa afër vetes kishte djalin e saj pesë muajsh,kur papritmas u ofendua nga dikush që nuk e njihte.
“Unë i dëgjova dy gra që po i thonin njëra tjetrës, ‘vë bast që ajo nënë e re i ka vjedhur gjithë ato gjëra që ka fëmija i saj” tregon e tmerruar 23 vjeçarja nga NSW Central Coast për Kidspot, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo më tutje tregon për sakrificat që i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë edhe sot për fëmijën e saj të vogël. “Këto gjëra nuk janë madje as të mira, karroca ime kushtonte vetëm 50 dollarë”.
Ndërsa më poshtë keni foton e Archerit të vogel, që nxiti atë grua t’i thonte ato fjalë.
“Duke ditur që kam punuar me shumë mund vetëm që t’i blija këto gjëra të dorës së dytë, vetëm që fëmija im të dukej mirë dhe vjen një i huaj dhe më fyen në atë mënyrë, vërtetë kjo më lëndon zemrën time, jo vetëm mua por besoj gjithë nënat në përgjithësi”, vazhdon rrëfimin Maria, duke shtuar se jeta e saj vetëm sa ka nisur si nënë e re.
Ajo tregon se tani çdoherë zgjedh që së pari t’i blej djalit të saj të vogël se sa vetes. “Unë vesh një triko 8 dollarëshe dhe pantallona 4 dollarë vetëm që fëmija im ketë rroba të pastërta, stomakun plot dhe një pelenë të freskët dhe ta shikoj teksa argëtohet.” /Gazeta Shneta/