Në klinikën interne të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, përveç pacientëve që trajtohen aty, tani edhe dikush tjetër është “shtrirë” aty.
Sipas fotove të dërguara nga një lexues i Indeksonline, në këtë klinikë sot në shtratin e dedikuar për pacientë, shihet një mace mbi të.
Nuk dihet si kjo mace ka hyr brenda dhe si askush nuk e ka përzënë nga stafi. Macja qëndron aty e ulur në shtrat pa u penguar. /Indeksonline/