Ai momenti kur jeni duke biseduar me dikë në telefon dhe e dini që personi tjetër është duke qesh me të madhe, ose këtë mund ta vërejmë edhe nga zëri i tjetrit.
Në fakt këtë aftësi e kanë edhe bebet qysh kur janë vetëm gjashtë muajsh.
Dr.Titia Benders tregon që bebet mund të kuptojnë shprehjet tuaja të fytyrës pa lëshuar ndonjë zë, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo nuk heziton të marrë shembullin e filmave vizatimor që luajnë një rol shumë të rëndësishëm që fëmijët të kuptojnë reagimet e personazheve vetëm duke i shikuar ata.
Derisa ju si prindër mund të shfrytëzoni buzëqeshjen tuaj ndaj fëmijës që të kuptoj mimikat e fytyrës suaj dhe që kjo ndikon edhe në mentalitetin e fëmijës suaj. /GazetaShneta/