Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përse krijohen strijat gjatë shtatzënisë dhe cilat janë mënyrat efikase për eliminimin e tyre

Këshilla për shtatzëna 05/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Strijat janë një gjendje relativisht e shpeshtë e lëkurës. Ato nuk përbëjnë një problem të rëndësishëm mjekësor, duke mbetur një problem me natyrë kryesisht kozmetike.

Në mënyrë të ngjashme me shumë probleme të tjerë me natyrë kozmetike, personat e prekur prej strijave i shohin ato si çështje relativisht stresuese, pavarësisht nga fakti se ato rrallë kthehen në një problem të mirëfilltë shëndetësor.

Nga ana anatomike, strijat paraqesin vraga lineare në shtresën e lëkurës së quajtur dermë, e shoqëruar nga një atrofi e epidermës.

Shkaktarët: Strijat prekin kryesisht atë pjesë të lëkurës që i nënshtrohet shtrirjes së vazhdueshme dhe progresive. Indi lidhor i nënshtrohet një stresi gjithmonë e më të madh si rezultat i shtimit të volumit të pjesëve të ndryshme të trupit.

Një shembull tipik është barku dhe gjoksi i grave shtatzëna, shpatullat e personave që merren me ushtrime dhe trupi i personave të prekur nga mbipesha. Tendosja e lëkurës çon në degjenerim të qelizave të caktuara (mastocitet) me pasojë dëmtimin e fijeve të kolagjenit dhe elastinës.

Një tjetër mekanizëm është përdorimi i zgjatur i kortikosteroidëve lokalë ose sistemikë. Edhe faktorët gjenetikë mund të luajnë rol në krijimin e strijave, por mënyra se si kjo ndodh është ende e paqartë.

Një sugjerim është se strijat shkaktohen nga prishja e lidhjeve të indit lidhor. Një tjetër hipotezë lidhet me mundësinë që strijat të shfaqen në ato zona të lëkurës ku ka më tepër lidhje rigide të kolagjenit, në raport me lidhje elastike. Kjo e fundit është evidente gjatë shtatzënisë, ushqyerjes me gji, ngritjes së peshave dhe aktiviteteve të tjera stresuese për lëkurën.

Gjithsesi, ndryshimet në mjedisin qelizor dhe intraqelizor gjatë formimit të strijave janë ende të pastudiuara.

Trajtimi: Në ditët tona, edhe me përparimet e mëdha në fushën e dermatologjisë, trajtimi i strijave është i mundur. Shmangia e rritjes dhe rënies së shpejtë nga pesha mbetet një mjet i mirë parandalues, veçanërisht tek shtatzënat. Fillimi i hershëm i trajtimit (në stadin e quajtur striae rubra) ka gjasa të shoqërohet me efikasitet më të lartë në raport me stadin e vonshëm të strijave alba, ku qoftë mundësitë e trajtimit, qoftë efikasiteti i trajtimit reduktohet ndjeshëm.

Aloe vera: Aloe Vera është një prej bimëve më të mira për lëkurën tuaj. Përveçse trajton djegiet, ajo mund të bëjë mrekulli të vërtetë mbi strijat. Është e thjeshtë për t’u përdorur: aplikoni aloe vera gel ose vaj mbi strijat dhe lëreni derisa lëkura ta përthithë. Gjithashtu, mund të përzieni aloe vera me vaj nga vitamina E dhe ta aplikoni mbi lëkurë.

Lagështia: Gjëja më e rëndësishme në trajtimin e strijave është lagështia e lëkurës. Konsumoni shumë ujë, përdorni shpesh kremra zbutës, shmangni kafeinën dhe pijet me sheqer dhe të gazuara. Këto zakone do të ndihmojnë trupin tuaj të qëndrojë i hidratuar.

E bardha e vezës: E bardha e vezës bën mrekulli për lëkurën tuaj. Sigurohuni që të aplikoni vetëm të bardhën e vezës. Mund ta bëni këtë dy herë në ditë për të përshpejtuar procesin e shërimit./Burimi ”kidstime”

Artikulli paraprak38 lindje janë kryer dje në Gjinekologji, ja sa nëna lindën binjakë
Artikulli i rradhës Tronditen mjekët, një fetus i vdekur gjendet në stomakun e një djali

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.