Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Katër shenjat që asnjë femër nuk duhet injoruar

Femina 07/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për fat të mirë, shumë probleme shëndetësore që lidhen me shëndetin riprodhues të femrës, nuk përbëjnë rrezik për jetën, por nëse vëreni simptomat e mëposhtme, kjo është një shenjë që duhet të shkoni menjëherë në vizitë te gjinekologu:

Ju djeg urina dhe sekrecionet vaginale kanë ngjyrë dhe erë të rëndë

Sekrecionet vaginale janë mëse normale, por nëse ju vini re ndryshime në ngjyrë, erë apo përbërje nuk mund të vetëkuroheni apo vetëdiagnostikoheni por duhet të kontrolloheni menjëherë.

Kjo mund të jetë shenjë e infeksionit urinar, vaginal por edhe e sëmundjes seksualisht të transmetueshme klamidia, infeksion që nëse nuk trajtohet mund të përhapet në uterus, gypat e Fallopit dhe vezore.

Vagina juaj është e fryrë dhe keni ndjesinë e kruajtjes

Këto simptoma mund të shkaktohen nga ndonjë banjë me shumë shkumë, menopauza apo ndonjë infeksion. Por ajo që nuk dini është se kjo gjendje është gjithashtu shenjë paralajmëruese e trichomoniasis, një sëmundje SST që shkaktohet nga një parazit. Trichomoniasis diagnostikohet me një test laboratorik dhe trajtohet me një dozë të vetme antibiotiku. Jo vetëm që trichomoniasis mund ta bëjë seksin më të dhimbshëm, por gjithashtu mund të shkaktojë probleme gjatë shtatzënisë dhe t’ju bëjë më të ndjeshëm ndaj SST-ve të tjera.

Gjakderdhje pas marrëdhënieve

Gjakderdhja pas marrëdhënieve për një periudhë të paktën 6 mujore është simptomë e zakonshme e kancerit të qafës së mitrës dhe kancerit vaginal.

Prania e një puçrre, gunge që ju dhemb

Prania e kisteve nuk është e rrezikshme, por ju duhet të kontrolloheni pasi nuk mund ta dini nëse ky kist është i qelbëzuar ose ndryshe i njohur me terma mjekësor Bartholin. Shpërthimi i këtij kisti mund të infektojë vaginën tuaj, ndaj duhet trajtuar sa jeni në kohë përmes një procedure kirurgjikale në zyrë.

Artikulli paraprakEdona James numëron ditët e fundit? Ja si e ka katandisur kanceri
Artikulli i rradhës Horoskopi, 8 tetor 2017

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.