Ekspertët bëjnë thirrje sërish të keni kujdes me përdorimin e pijeve me sheqer, jo vetëm kur vjen puna tek fëmija por edhe tek vetja juaj! Kujdes edhe me pijet që pretendojnë se janë pa sheqer “sugar free”!
Studimet tregojnë se…
Një studim i kryer në Universitetin e Bostonit ka treguar se pijet me sheqer dëmtojnë rëndë trurin e njeriut. Sipas tyre konsumi në sasi të mëdha do të plakë qelizat e trurit duke u bërë kështu edhe një faktor rreziku për rritjen e mundësive të shfaqjes së alzaimer. Në këtë kategori do të bëjnë pjesë edhe pijet që konsiderohen apo prezantohen nga kompania prodhuese si pa sheqer.
Studimi përfshiu 4000 persona të cilët ju nënshtruan një rezonance magnetike, dhe këtu u provua se personat që konsumonin në përditshmëri pije me sheqer kishin filluar të shfaqnin shenjat e para të plakjes së trurit, duke përfshirë këtu dhe reduktimin e masës së trurit gjë që do të ndikojë negativisht në kujtesë.
Sheqeri, armiku i trurit
Pijet me sheqer do të shkaktojnë mangësi në funksionimin e trurit, dhe tek personat që konsumojnë këto pije, problemet do të jenë 3 herë më të larta krahasuar me personat që nuk i konsumojnë në përditshmëri. Dhe e dini se një pije me sheqer e tejkalon sasinë normale të sheqerit që një njeri duhet të marrë gjatë 24 orëve? Dhe mos harroni se lëngjet me sheqer nuk duhet të jenë absolutisht pjesë e dietës së fëmijës.