Në shtatzëni duhet të hiqni dorë nga shumë ushqime të caktuara duke përfshirë këtu edhe disa lloje djathërash.
Parmixhani do të ishte një zgjidhje shumë e mirë, të cilin mund ta përdorni më pas edhe tek bebja juaj në momentin që do të filloni ta ushqeni me pure perimesh.
Përfitimet e parmixhanit në shtatzani
Në këtë periudhë duhet të mos konsumoni djathin me myk apo disa lloje djathërash të butë, kurse ndër më të mirët e djathërave të fortë do të ishte dhe ai parmixhan, përdorimi i të cilit këshillohet edhe pse përgatitet me qumësht jo të pasterizuar.
Ai është më i këshillueshëm pasi përman më pak ujë krahasuar me ato të butë dhe për pasojë ka më pak mundësi të ketë baktere.
Ai prodhohet në standarte të larta si pasojë e një përpunimi shumë të gjatë. Ai ka shumë pak mundësi për të pasur baktere pasi ka një pH shumë të ulët.
Është lehtësisht shumë i tretshëm. Ai nuk do të shkaktojë probleme në stomakun tuaj dhe të mos harrojmë se shumica e ushqimeve e bëjnë këtë gjatë shtatzanisë.
Duke qënë se i nënshtrohet një periudhe të gjatë stazhionimi, shumë proteina si peptone, peptide apo amioacidet do të shpërbëhen dhe kjo bën të mundur që tretja të jetë më e lehtë.
Është i pasur me proteina. Ai përmban proteinat e duhura për shtatzaninë, duke plotësuar nevojat tuaja dhe të fëmijës. Në ditë me 60 gr parmixhan mund të merrni rreth 41% të proteinave që ju nevojiten.
Është i pasur me kalç Ky është një element shumë i rëndësishëm për kockat e fëmijës por edhe për rritjen e tij të përgjithshme. Në 60 gr parmixhan do të mund të merrni rreth 67% të kalçiumit që ju nevojitet.
Është i pasur me vitaminën A. Ajo luan një rol të rëndësishëm për shëndetin e bebes, kryesisht në lidhje me lëkurën, flokët, dhëmbët dhe qelizat e trupit. Ndihmon edhe në zhvillimin e shikimit. /pernenat