Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Infeksioni i veshit tek fëmijët, si ta trajtojmë me qumësht gjiri

Këshilla për shtatzëna 01/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shpesh herë lexojmë rekomandime të shumta që i bëhen një nëne në lidhje me infeksionin e veshit që mund të ketë fëmija. Kur vjen puna tek trajtimet natyrale shpesh guxojmë të përmendim edhe qumështin e gjirit ndoshta pa e menduar më gjatë, apo pa pasur një informacion më të saktë në lidhje me efektet e vërteta që ky trajtim ka tek fëmija.

Infeksioni i veshit

Zakonisht shfaqet nga muaji 6-18 të jetës dhe zhvillohet në veshin e mesëm, pra përtej daulles së veshit. Në këtë rast mjekët rekomandojnë të pritet deri në 48-72 orë për të vepruar me antibiotik duke e trajtuar dhimbjen me anën e një medikamenti lokal apo oral. Këtë e pohon edhe “American Academy of Pediatrics”.

Po qumështi i gjirit?

Duke qënë se infeksioni është përtej daulles së veshit, qumështi i gjirit nuk arrin të shkojë deri në zonën e infektuar. Ai mund të arrijë të shkojë në zonën e infektuar vetëm nëse kemi të bëjmë me një infeksion të kanalit të jashtëm të veshit (quhet veshi i notarit), pra vetëm në këtë rast do të ketë efekt dhe do të ndihmojë në trajtimin e infeksionit.

Qumështi i gjirit arrin të qetësojë dhimbjen duke qënë se është i ngrohtë, por kjo ndodh vetëm për disa momente. Më pas ai ngec në veshin e fëmijës dhe bëhet vendi ideal për t’u shumuar bakteret. Pra edhe pse ka “përfitime” të përkohshme nuk duhet të rrezikoni duke e hedhur në veshin e fëmijës pasi mund të përkeqësoni situatën.

Ne vend të kësaj mund të përdorni një copë me kripë apo oriz të ngrohtë dhe nëse mjeku do ta shikojë të nevojshëm mund të filloni edhe antibiotikun.

Artikulli paraprakKuptojeni nëse ju tradhton partneri juaj, vetëm duke ia shikuar duart
Artikulli i rradhës Shkaku i vdekjes së Adelës, kardiologët japin alarmin: Kujdes

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.