Derisa të gjithë mundohemi që të bijem në peshë me metoda të ndryshme, siç mund t’i shohim çdo ditë nëpër media, shkencëtarët në fakt kohëve të fundit janë duke u munduar të gjejnë një tjetër mënyrë më të lehtë për të rënë në peshë.
Derisa zakonisht njerëzit shpenzojnë rreth 30 minuta çdo ditë për të bërë ushtrime, në mënyrë që të bien në peshë për shumëkënd kjo është mjaft e lodhshme.
Ndërsa në anën tjetër shumica prej neve kalojmë rreth 42 orë ulur gjatë gjithë javës, është një mospërputhje mes vrapimit dhe pasivitetit,shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.
Shkencëtarët në anën tjetër janë duke u munduar ta zbulojnë një ‘hap të ushtrimeve’ në mënyrë që të keni më të lehtë rënien në peshë, madje pa lëvizur edhe gishtin më të vogël.
Në të njëjtën kohë ky hap do të ketë efekt në rritjen e qëndrueshmërisë së zemrës dhe në forcimin e mëtutjeshëm të muskujve. /Gazeta Shneta/