Jo të gjitha ushqimet mund t’i jepen bebit sapo ai fillon të hajë ushqime të ngurta. Ështe mirë të filloni me pure perimesh edhe ngadalë të shtoni pak mish pule. Pureja e mollë është gjithashtu një zgjedhje e mirë por kujdes kur e qëroni mollën sepse lekura e saj mund të shkaktojë mbytjen e bebit.
Po qepën, kur duhet t’ja prezantojmë atë bebit?
Përgjithësisht qepa duhet të përfshihet në dietën e bebit, gjithsesi duhet thënë se qepët nuk janë një ushqim i përshtatshëm për të filluar “udhëtimin” e bebit në botën e ushqimeve të ngurta. Ju duhet t’ja filloni qepën bebit vetëm pasi ata kanë kaluar pak kohë duke ngrënë pure frutash apo perimesh të tjera. Qepët nuk shkaktojnë ndonjë reagim alergjik tek bebet por mund të shkaktojnë dëme në aparatin tretës dhe t’i shkaktojnë gazra bebit.
Cila është mosha e përshtatshme për prezantimin e qepës?
Siç ështe përmendur dhe më sipër qepa mund të prezantohet vetëm pasi bebi është mësuar me ushqime si pureja e mollës, dardhës, karrotës si dhe puretë e disa perimeve të tjera. Këto ushqime në përgjthësi nuk duhen prezantuar deri në moshën 6 mujore, por kjo periudhë ndryshon për çdo bebe. Kështu që në shumicën e rasteve koha e përkryer për prezantimin e qepës në dietën e bebit është pas muajit të 8 por nëse bebi juaj ka stomak të ndjeshëm dhe qepa i shkakton gazra është më mirë të prisni derisa të mbushë 1 vjeç./pernenat/