Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bebet që tërheqin veshët kanë këtë infeksion dhe shumë nëna nuk po e vejnë re

Këshilla për shtatzëna 08/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndodh shpesh që fëmijët të tërheqin apo fërkojnë veshët e tyre dhe kjo mund të jetë nje shenjë treguese e dhimbjes që ai ndien. Faktikisht bebet e kanë të vështirë të lokalizojnë se nga vjen dhimbja dhe kështu do të jetë përgjegjësia juaj të vëzhgoni të gjithë sinjalet që ai jep, pasi mund të bëhet fjalë për një lojë me veshët por edhe për një infeksion.

Arsyet përse një bebe tërheq veshët

Ai mund të ketë një infeksion si për shembull otit: Ky infeksion është shumë i shpeshtë tek bebet e vogla dhe mund të shoqërohet edhe me rrjedhje hundësh, sekrecione të verdha në vesh, temperaturë, ulje të dëgjimit dhe probleme me gjumin. Zakonisht fëmija do të qajë ndërsa ha dhe gëlltitet pasi presioni në zonën e veshit do të rritet.

“Veshi i notarit”: Quhet kështu otiti i ekstern dhe është një infeksion që prek kanalin e jashtëm. Zakonisht shfaqet si problem pas banjës apo pastrimit me pambuk.

Infeksion si pasojë e një viroze: Në momentin që fëmija preket nga gripi mund të zhvillojë forma të ndryshme të infeksionit si pasojë e akumulimit të mukusit në zonën e veshit të mesëm. Veshi në këtë rast fillon të kullojë dhe kjo lagështirë do të jetë një mjedis ideal për rritjen e baktereve apo viruseve.

Dalja e dhëmbëve: Kjo mund të jetë një tjetër arsye pasi ai ndien dhimbje. Shikoni mirë simptomat dhe mos harroni se temperatura e shkaktuar nga dalja e dhëmbëve nuk është asnjëherë më e lartë se 37.5.

Veshi ka shumë dyllë: Ai mund të bllokohet në kanalet e veshit edhe pse ju e pastroni me kunja pambuku. Nëse fëmija ka dhimbje mund të përdorni napa të ngrohta si edhe ja mbani kokën më lart se trupi në mënyrë që të reduktohet presioni. Flisni me mjekun dhe kujdes me përdorimin e antibiotikut

Artikulli paraprakAnuluan dasmën e planifikuar në nëntor, Danieli dhe Fotinia tregojnë arsyen
Artikulli i rradhës 21 fotografi të mbushura përplot dashuri nga familjet adoptuese të fëmijëve

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.