Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ushqeni bebet me qumësht gjiri, ja nga çfarë sëmundje i mbron

Këshilla për shtatzëna 22/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qumështi i gjirit mund të jetë një armë potenciale për të mbrojtur fëmijët nga virusi i AIDS. Edhe pse deri më tani qumështit të gjirit i atribuohej një rol kyç në transmetimin e këtij virusi, shumica e bebeve të ushqyera në mënyrë natyrale nga nënat e tyre nuk preken nga virusi i tmerrshëm.

Së fundi, një studim i botuar në “Plos Pathogens” dhe i provuar në minj të modifikuar në mënyrë të atillë në laboratorë duke u pajisur me një sistem imunitar njerëzor, shkencëtarët amerikanë arritën në përfundimin se qumështi i gjirit është një vrasës i virusit të Aids që prek fëmijët, në më tepër se 15 për qind të rasteve të shqyrtuara.

Pas verifikimit se në zonën orale dhe traktin e sipërm të tretjes së minjve që u bënë objekt i eksperimentit gjendeshin qelizat e njëjta përgjegjëse për transmetimin e HIV-it si tek njerëzit, dhe minjtë ishin të infektuar nga virusi njësoj si njerëzit, përmes të njëjtit kanal (pra, në rrugë orale), shkencëtarët u përpoqën të transmetonin virusin HIV tek kafshët që iu nënshtruan studimit gojarisht, nëpërmjet qumështit të një gruaje e cila ishte HIV-negativ.

Dhe gjëja që ata vunë re ishte se infeksioni i Hiv-Aids nuk arrinte të transmetohej. Qumështi e bllokonte virusin, qoftë ky në formën e grimcave virale apo të qelizave të infektuara. Ky fakt e hedh poshtë hipotezën sipas të cilës Hiv arrin të transmetohet përmes qumështit të gjirit, pikërisht përmes qelizave të infektuara që në këtë rast shërbejnë si kalë troje për të depërtuar në organizëm.

“Nuk ka asnjë mundësi që një fëmijë të infektohet me HIV për faktin se ushqehet me gjirin e nënës së vet”, thotë Victor Garcia, drejtuesi i studimit në fjalë, duke theksuar edhe një herë rolin mbrojtës të qumështit të gjirit nga infeksionet e tjera.

Artikulli paraprakJo vetëm Bleona, edhe një këngëtare tjetër shqiptare e famshme ka ngrirë vezët
Artikulli i rradhës Senzori që mundëson monitorimin dhe diagnozën e kujdesit shëndetësor në kohë reale

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.